Ish, zv.kryeministri Erion Braçe, në një intervistë në Report Tv, është shprehur se tregu i plehrave kimike është shndërruar në një kartel kriminal, që po ndikon negativisht te bujqit, e për këtë tha se e ka zgjidhjen. Në 'Studio Live' me gazetarët Migena Sotiri dhe Arbër Hitaj, Braçe tha se qeveria duhet t'u blejë plehrat kimike këtyre kompanive që kontrollojnë tregun dhe t'ua shpërndajë bujqve. Ai tha se në kushtet ku jetojmë, çdo gramë grurë është jetik për vendin dhe çështje e sigurisë kombëtare.
Tregun e DAP e kontrollojnë 3 kompani, tregun e urës 3 kompani, plehrat kimike 2 kompani të tjera, pra ky treg është jo vetëm i kapur, por edhe i mbyllur, oligopol dhe kur shkon nga shumica poshtë ka trajtën e një karteli që kushtëzon edhe çmimet e pakicës. Para 2 vitesh kemi prodhuar 640 mijë ton drithëra, dhe kemi prodhuar grurë në Myzeqe që nuk krahasohet me grurin që vijnë nga Serbia, është cenuar rëndë imazhi i produkteve tona, për nevoja ordinere të grumbulluesve tanë që duan të fitojnë më shumë nga produktet e bujkut, kemi prodhuar grurin, e kemi në parcela, por ka nevojë për ndihmë, qeveria do ishte e mirëpritur që sasinë e plehrave kimike që kanë t'ia blinte dhe t'ia jepte bujqve, cdo gram grurë është jetik për vendit, çështje e sigurisë kombëtare, do vijë mistri pastaj", tha Braçe.
Ai ka pasur edhe akuza për Autoritetin e Konkurrencës dhe drejtuesin e saj, Denad Biba, të cilin e quan "një djalë që nuk merr vesh nga këto punë".
"Autoriteti i Konkurrencës është në një proces zhvillimi, ky djali që nuk merr vesh nga ky punë, ka zbuluar se në 30 vite Autoriteti i Konkurrencës ka luajtur një rol që nuk i takon dhe ky do t'i jap një zhvillim të ligjit, është në një proces krijmtarie, nuk kanë nisur hetime, por po monitorojnë tregun, as për karburante, as të plehrave krimi,e e ndaluar është dhe i kam kërkuar rol ministrisë së Bujqësisë, Agjencisë ligjzbatuese që të bëjnë kontrollin e magazinës, çmimin që janë blerë dhe i shesin, fitojnë deri në 40 lekë", tha Braçe.
Lajmi kryesor:
Braçe: Paketa anti-krizë e drejtë, por të luftohet abuzimi me çmimet! Kundër uljes së taksave! Protestat, nga opozita, por ka edhe elementë qytetarie! Duka në krye të FSHF, paligjshmëri e qartë
B.K.//ReportTv.al