Erion Braçe nga Komisioni i Ekonomisë ka sulmuar pikat e grumbullimit të prodhimit të fermerëve duke thënë se janë atë që vendosin çmimin në varësi se si ngrihen në mëngjes. Braçe tha se ata kanë krijuar sera vetë dhe pasi shesin produktet e tyre nuk u intereson më prodhimi i fermerëve më të vegjël duke ulur çmimet e tyre.
“Kemi një problem shumë të madh me çmimet, i kemi vënë bujqit në varësi të grumbulluesit. Çmimet sot janë çmimet me të cilat zgjohen në mëngjes pronarët e pikave të grumbullimit, duke qenë se ata kanë filluar të hyjnë në prodhim me sera vetë, dhe pasi shesin prodhimet e tyre nuk pyesin më se ca ndodh me fermerët e vegjël. Nuk mundet që ata të ndikojnë çmimet e tyre. Kjo duhet të prishet. Fermeri duhet ta dije që në fillim e çfarë çmimi duhet të ketë dhe bursa duhet të shtyjë përpara kontratat mes blerësit dhe prodhuesit”, tha Braçe.
Braçe tha se shteti ka përgjegjësi për çmimet dhe dominancën e grumbulluesve, ndaj kërkoi të ngrihet bursa e mallrave bujqësore dhe blegtorale.
“Kemi përgjegjësi ne sepse kemi lejuar që të krijohet njaq shoqatë me 10 prej tyre që përcaktojnë çmimet. Ka një udhëzim të ministrisë së bujqësisë që ju ka dhënë ekskluzivitet, ka kufizuar tregun dhe ata imponojnë çmimet. Hall nuk është tatimi por kontrolli që i bëjnë grumbulluesit tregut që vendosin çmimet. Nëse nuk e shembim këtë varësi kostoja e punës në bujqësi do të vazhdojë të rritet. Nevoja në këtë rast është bursa e mallrave bujqësore dhe blegtorale, dhe padiskutim që një bursë i nxjerrë produktet bujqësore nga varësia e grumbulluesit. Do merremi ne ndonjëherë me këtë për të ndihmuar bujkun”, tha Braçe.
Lajmi kryesor: