Braçe denoncon tregun agro-ushqimor Tiranë: Po vidhet hapur, nuk jepet asnjë faturë! Tatimet: Do të verifikojmë akuzat

13 Maj 2020, 08:03| Përditesimi: 13 Maj 2020, 16:32

  • Share

TIRANE-Zëvendëskryeministri Erion Braçe ka denoncuar abuzimet me çmimet që bëhet nga tregu agroushqimor në Tiranë. Gjatë një kontroll blic në orën 05:30 të mëngjesit të sotëm, Braçe me një vëzhgim të bërë nga vetë ai në tregun agroushqimor, duke e cilësuar si treg monopol, tregon se këtu abuzohet hapur  me çmimet dhe se nuk jepet asnjë faturë apo kupon.

Braçe shkruan se dhe kur i pyet për çmimin, e caktojnë atë vet sipas dëshirës, duke e vendosur aty për aty pa paraqitur asnjë kupon tatimor, asnjë fature dhe duke fituar deri në 20 lekë   për kilogram, më shumë se dhe vetë bujku që e prodhon dhe ua shet atyre me një çmim tepër të ulët 20-25 lekë. 

"Sot, tek ky pazari i Tiranes çmimi i qepës ishte 30 lekë, 35 lekë, 40 lekë, 45 lekë në varësi të gojës, kurrë të faturës; jam vetë dëshmitari. pra, nëse bujku në Divjakë nuk po merr leket e tij nga qepa e prodhuar, këta pazarxhinjtë e Tiranës, thjesht nga Divjaka në ketë treg, fitojnë 5, 10, 15, 20 lekë për kilogram! Shume më tepër se bujku që në më të shumtën e herëve po fiton zero leke", shkruan Braçe

Denoncimi i numrit dy të qeverisë, Erion Braçe në lidhje me abuzimin me faturat fiktive që këto tregtarë paraqesin, apo mungesa totale e kasave dhe kuponëve tatimor, duhet të jetë një kambanë alarmi edhe të Drejtorinë e Tatimeve. Drejtoria e Tatimeve sipas burimeve për Report TV ka zhvilluar një mbledhje këtë të mërkurë ku ka vendosur të verifikojë në terren akuzat e zv/ kryeministrit Brace.

Denoncimi i plote i Erion Braçes
 "Grabitja e dyfishtë vazhdon! Prej orës 5:30 të këtij mëngjesi, isha në tregun monopol të Tiranës, tregun agroushqimor. Nuk u zhgënjeva! Një pazar tërësisht i paligjshëm, grabitës deri në fund. Në një orë rresht, në çdo cep të tij, në rrugë, kamione, furgone apo magazina, asnjë faturë! Asnjë kase! Asnjë kupon! zero zero! Asnje etikete çmimi! Çmime që vendosen aty për aty, me goje! Dëgjojini vetë. Sa është domatja? Po me 7 thotë ky! Sa është qepa? Me 400! Sa është patatja? Veri dorën dhe caktoje vetë çmimin! Dëgjoni vetë!

Pazar banal ku djersa e bujkut në 6-7 muaj për atë produkt shkon dëm e grabitur! Shkova sot në pazarin monopol agroushqimor të Tiranës sepse dje në Divjakë këta u rikthyen tek frikësimi i bujkut dhe dhuna mbi të; kanë grumbulluar nëpër fusha qepën me 20-25 lekë, pataten me 30-35 lekë! Pa faturë, autofaturë siç e quajnë, thjeshtë kanë ngarkuar, paguar atë çmim qesharak e kanë ikur. Një pjesë, me kopilat ndër këta pazarxhinj, kishin prerë fatura fiktive me çmim 40 leke, një xhiro e neveritshme faturash që mbushen fiktivisht me dorë në çdo hallkë sa kohë këtu në Tiranë, pazarin qendror, nuk ka në qarkullim as faturë e as kupon në çdo shitje. Një pjese e tyre u kapën dje, u kontrolluan, u ndëshkuan, por shumica vijuan rrugën.

Sot, tek ky pazari i Tiranes çmimi i qepës ishte 30 lekë, 35 lekë, 40 lekë, 45 lekë në varësi të gojës, kurrë të faturës; jam vetë dëshmitari. pra, nëse bujku në Divjakë nuk po merr leket e tij nga qepa e prodhuar, këta pazarxhinjtë e Tiranës, thjesht nga Divjaka në ketë treg, fitojnë 5, 10, 15, 20 lekë për kilogram! Shume më tepër se bujku që në më të shumtën e herëve po fiton zero leke!

Kështu edhe për pataten, domaten, specin, karotën etj, super produkte të Divjakës, Lushnjes, Beratit, Fierit. Më shumë krahasoni këto çmime të pazarit monopol të Tiranës me çmimet e po të njëjtave produkte që blini në tregjet e hapura të lagjeve apo dyqanet po aty. Qepa është 60 leke dhe tregtari fiton nga 15 deri 25 leke për kg, patatja është 70/80 leke ne varësi të gojës dhe tregtari fiton nga 30 deri 30 leke për kg, domatja është 110-120 leke dhe tregtari fiton 40 deri 50 leke për kg! E kuptoni çfarë grabitjeje?", shkruan Braçe.

Në lidhje me abuzimin e çmimit të qepës, patates, apo dhe produkteve të tjera ushqimore, ka denoncuar edhe Report Tv, që përmes vëzhgimeve të saj është konstatuar se ato shiteshin nga fermerët në Divjakë me 15 lek,  por në kryeqytet tregtohen më një çmim 8 herë më të lartë.

Foto sot nga Tregu Agro-ushqimor në Tiranë

Ora 08:35
Tregu agroushqimor në thyerje të masave mbrojtëse! Tregtarët pa maska e doreza

1589351976_pamaskatetregu.jpg

Në videon e publikuar nga zëvendëskryeministri Erion Braçe për abuzimin me çmimet dhe kuponat fiktivë tatimor në tregun agroushqimorë në Tiranë, ajo që vihet re është edhe shkelja e rregullave të masave mbrojtëse të vendosura nga qeveria në këtë kohë pandemie.

Tregtarët pa asnjë lloj ruajtje të distancës sociale, pa maska dhe doreza tregtojnë të lirë dhe vijojnë punë e tyre sikur virusi të mos ekzistonte.

Kjo është në shkelje të vetë masave të vendosura nga qeveria, e cila kërkon me detyrim afishimin e masave mbrojtëse në tregje dhe respektimin e tyre nga tregtarët, në të kundërt mund të mbyllen si burim i përhapjes së infeksionit.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Rilindja: 14/05/2020 09:13

    Braçe e bën më mirë opozitën se Ralfi

    Përgjigju
  • Konsumatori: 13/05/2020 15:31

    Oreee... Mos ka kaluar gje ne opozite zv.kryeministri Braçe?? Per ku do e nisi ket denoncim dhe plot te tjere qe ka postuar ne keto vite duke qene ne qeverisje me plot nje milion vota..??! Ai dhe ekipi i tij jane votuar dhe paguhen pikerisht qe te vene shtetin ne shinat e ligjit dhe rregullit... Tani pas 7 vitesh vazhdoine te bejne konstatime dhe denoncime per pa aftesine e tyre...

    Përgjigju
  • Sefer Daja.: 13/05/2020 14:35

    Z.zv- kryeminister Akoma nuk e ke kuptuar qe çmimet ne kapitalizem nuk i percakton ti????.A ka abuzime? Normal qe ka,ka pas e do te kete! Ti thua qe qepa varion nga 30 der ne 45 lek/kg.Tregtaret e vegjel normal nese eshte e njejta cilesi do marrin ate me 30 lek.Ai qe e ka me shtrenjt ka dy rruge: ose ta bej dhe ai me 30 lek,( nese ja del me ate çmim te fitoje diçka) ose ta mbaje me çmim te larte duke rrezikuar te mos i shitet ose ti prishet e te shkoje drejt falimentit.Per mos leshimin e fatures ke te drejte POR ata qe duhet te merren me kontrollin e faturave ku jane dhe kush i ka emeruar ne ato pozicione?? Apo " fajin e ka Saliu"???.pastaj supozojme se u abuzua ne ate treg me 10 lek çdo kg fruta perime qe shitet ne dite.marrim nje sasi mesatare prej 30 ton( 30000 kg ne dite× 10 lek abuzim = 300000 lek( te reja) abuzim( nese eshte e gjitha abuzim)! Po soji juaj i politikaneve kaq lek ja jepni dashnoreve dhe zareve tuaj ne dite per qejf! Per mu me mir te " abuzojn tregtaret" sesa soji juaj!!!

    Përgjigju
  • Shqiptari: 13/05/2020 13:22

    O Braçe shteti vepron nuk denoncon

    Përgjigju
  • Ardi: 13/05/2020 12:56

    Qeveri e deshtuar keni në Pushtet që në 2013 dhe del pa turp thot që abuzohet në këtë treg monopol, po kujt ja kërkoni fajin o pisa?! apo akoma fajin e ka Sali Shpellari, po ju jeni një mut të gjithë, ai Shpellar e ju fshatar muti. Mjerë Shqipëria ik nga një Mut në Pushtet e bjer në dorën e një tjetri MUT pushteti. Turp!!

    Përgjigju
  • Populli: 13/05/2020 12:08

    O legena po ju hani te gjite bashke.. e dine te gjithe i kujt eshte tregu e si beni dot gje.. ky vend nuk behet .. vazhdoni keshtu dhe e gezofshi shqiperine se populli do iki ..

    Përgjigju
  • karidi: 13/05/2020 11:45

    me mire ti hane vete ato dy lek se ta ti japin ty o hajdut

    Përgjigju
  • .....: 13/05/2020 11:36

    O Brace po kujt ja ngren zerin ti mor capacul,qe na e mban vehten per te paster,kur gjithcka i ke patur para syve. Po ti elbete si kalama qe je te kane “genjyer” gjithmone me nje bilete futbolli duke te ta mbyllur gojen,se kaq lire “shitesh ti”? Kjo gjendje eshte cfar ke kriju ti me ate qe ke ne krah dhe qe te ka var celsat ne qafe ty,se ti perfaqesoje njeriun e ndershem te PS,qe sot nga verberia e pergjithshme qe i ka perfshire ,te kane lene ty ti perfaqesosh. Kujt i ankohesh ti o kok e madhe qe t’u desh 7 vjet me pa tregun agroushqimor,kur Shqiperia vuan tregun e lire e me rregulla loje qe diten e e pare “te demokracise”,e cila kurre nuk lindi,ku ardhja juaj ne pushtet ne vend qe te sillte shpresen,vulosi vjedhjen e shqiptareve.

    Përgjigju
  • Une: 13/05/2020 11:20

    Po te isha une ne vendin tend : Shkarkim dr tatimeve tirane , verejtje paralajmerim per shkarkim krye tatimores, propozim parlamentit per shkarkimin e kryetares se autoritetit konkurences , urdher bashkise dhe strukturave per liberalizim te tregut, gjoba dhe heqje licence bizneseve. Kebythe apo i keni dashnoret tuaja, behu burre edhe pse je ishkurer , te mbahesh mend gjate. Te gjitha i dime se i vuajme per dite, ti kane thene edhe ty. Mos bej sikur je zv kryemin i divjakes.

    Përgjigju
  • Arbni: 13/05/2020 11:14

    Arrestojini maskarenjte....

    Përgjigju
  • liku: 13/05/2020 11:11

    Z. Brace qytetaret i dine me mire se ju keto gjera nuk kane nevoje per lloqe veproni sipas ligjit pastaj shkruani se cfar keni bere

    Përgjigju
    • YYY: 13/05/2020 12:45

      Sakte "liku".

  • Lere Brace se na shkrive: 13/05/2020 11:06

    Shqiperia jone vidhet 30 vjet tashme nga politikane si puna juaj dhe na prishka pune tregu ushqimor... Beni me mire nje kallezim se ne xhepat e kujt shkojne miliarda eurohuate qe merren nga BE per te investuar ne Shqqiperi dhe pastaj fol

    Përgjigju
  • Tutu: 13/05/2020 10:52

    Po kujt ja denoncon mor legen... a nuk je ti shteti... je bere si ato konet e vogla qe lefin tere diten... lef ...lef se ske cfare ben tjeter ... korrupsioni ua ka zene edhe syte edhe gurmazin....

    Përgjigju
  • Hako: 13/05/2020 10:42

    Zoti Brace do e rregulloje patjeter sapo partia e tij ti vije ne pushtet.Sepse opozita vetem konstaton shkeljet. Ups...

    Përgjigju
  • Aqif Kopertoni: 13/05/2020 09:37

    Brace ben llam llam kot.Sillet sikur eshte ne opozite dhe jo pjese e qeverise.Kur ka këto probleme merren masa nuk shkruhet ne Facebook

    Përgjigju
  • [email protected]: 13/05/2020 09:18

    Ore ti Braçe ; Na flet sikur je ne opozite. Ke tatimet, ke krimin ekonomik ke policine. Pse nuk vepron por na çan veshet me mengjes. Te fala nga dogana.

    Përgjigju
  • redi: 13/05/2020 09:17

    Zoti Brace je duke denoncuar abuzimet dhe jo shkakun pse ndodhin.Tatimet te kryejne detyren, si dhe te ngrihet tregu ushqimor nga bashkia e Tiranes per te zhbllokuar monipolin.Ne cdo vend konkurenca shtet privat ul cmimet dhe abuzimet.Me gjithe respektin qe kam per ju ,ju sygjeroj qe te veprosh dhe jo vetem te konstatosh, se je zv.kryeminister dhe nuk ka abuzues te qe ti mos ta ndeshkosh me organet e shtetit

    Përgjigju
  • Saimir Malko: 13/05/2020 09:06

    Prisni te vije PD ne pushtet ta rregulloje gjendjen...Fermeret e Divjakes po presin ligjin e legalizimit te kanabisit qe te mbjellin cannabis dhe jo me patate e pepe..

    Përgjigju
  • Uku Momlit: 13/05/2020 08:56

    O braçe mavria mos na bej derr-derr se ne vidhet nga tregu agro-ushqimor keto para shkojne vetem ne xhepin e pushtetareve te rangut tend dhe kjo eshte logjike qe nuk do shume intelekt. Prandaj mos bej gam-gam si kone qe mos u ngopshi kurre dhe u shofte fara juaj me e degjeneruara mbi kete toke e ne qafen e ketij populli te shumvuajtur.

    Përgjigju
  • alo alo: 13/05/2020 08:53

    "E kuptoni çfarë grabitjeje?", shkruan Braçe. Ne e kuptojmë shumë mirë, kemi 30 vite që e kuptojmë por çfarë pret që të bëjmë ? Të marrim armët e të bëjmë vetgjyqësi ? Të mos blejmë prodhime shqiptare dhe në këtë mënyrë të rrënojnë ekonominë ? Apo të vijmë ti blejmë në Divjakë dhe të na shtohet dhe çmimi i naftës tek perimet ? Ja pra, të votuam ty që ti jepje zgjidhje, të vendosje rregull në këtë katrahurë. E çfarë bën ti z.Braçe ? Asgjë, na tregon neve se si shkelet ligji. KËTË E DIMË NE z.BRAÇE, POR TI JE ZV.KRYEMINISTËR, TI KE PARLAMENTIN QË BËN LIGJE, KE QEVERINË QË ZBATON LIGJE E NXJERR URDHËRA, PSE NUK VEPRON ???

    Përgjigju
    • Berat Harku Çelepias: 13/05/2020 11:26

      ...... me nje fjalë, kanë dhe tepsinë dhe timonin. Çfare ju nevojitet ende? Mbase duan nje hu me gdhënçka?

  • une: 13/05/2020 08:49

    O Bracee! Ky tregu ushqimor, qe thua ti, ka probleme okoma me te medha se cmimet. Kushtet higjeno santare, qe ti vete pa dashur ke filuar, jane te pa pranueshme, larg standarteve evropiane. Duam te shkojme e evrope, apo jo. Ushqime qe shiten per toke, te krumbulluara ne mullare, njerez qe levizin lart e poshte pas asnje mase mbrojtese ndaj ushqimit, njerez qe pijne duhan apo dhe ddjesin brenda e bejne te pa ngenshem ate ushqim. Dil njehere dhe rrugeve te Tiranes apo gjithe shqiperise ku ushqimi shitet per toke. Di njehere dhe nga ministria e bujqesise ne ne cilen nuk ka bujq.

    Përgjigju
  • B*3: 13/05/2020 08:38

    E cfare beni ju me keto raste abuzimesh z. Braçe? Apo thjesht koment ne rrjete sociale? Ne ate nivel pushteti qe jeni, keni detyrim ndaj popullit shqiptar t'ju jepni zgjidhje problemeve te tilla dhe jo te komentoni. Jepi urdher Drejtorise Tatimeve te zbatojne ligjin!

    Përgjigju
  • llafe: 13/05/2020 08:26

    Ca jane kwto denoncime si te ishte OJF dhe jo zv Kryeminister. pse Z.Brace nuk e bllokon sic vepron me nje kafe lagjeje. Eshte bere pale me ologarket edhe ai.

    Përgjigju
  • Qytetar: 13/05/2020 08:23

    Zoti zv.km po cfare masash do merren qe kjo te zgjidhet dhe jo vetem me denoncime...ekonomia ne keto kushte eshte jashte mase informale por ka nga ata qe paguajne taksa nga rrogat e tyre cent me cent pavaresisht cdo veshtiresie qe kane. Nderime nese do arrini ta zgjidhni kete

    Përgjigju
  • Ariu: 13/05/2020 08:16

    Ky hajdari harron qe eshte zv.kryeminister apo tall trapin?! Kujt ja ben denoncimin qytetareve?! Me demek sipas ketij duhet te reagojne qytetaret pas ketij denoncimi dhe jo institucionet qe drejton qeveria qe ky pleshti merr pjese. Ik mor legen ti!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?