Tregu agroushqimor në thyerje të masave mbrojtëse! Tregtarët pa maska e doreza

13 Maj 2020, 08:35| Përditesimi: 13 Maj 2020, 08:43

  • Share

1589351976_pamaskatetregu.jpg

Në videon e publikuar nga zëvendëskryeministri Erion Braçe për abuzimin me çmimet dhe kuponat fiktivë tatimor në tregun agroushqimorë në Tiranë, ajo që vihet re është edhe shkelja e rregullave të masave mbrojtëse të vendosura nga qeveria në këtë kohë pandemie.

Tregtarët pa asnjë lloj ruajtje të distancës sociale, pa maska dhe doreza tregtojnë të lirë dhe vijojnë punë e tyre sikur virusi të mos ekzistonte.

Kjo është në shkelje të vetë masave të vendosura nga qeveria, e cila kërkon me detyrim afishimin e masave mbrojtëse në tregje dhe respektimin e tyre nga tregtarët, në të kundërt mund të mbyllen si burim i përhapjes së infeksionit.


Lajmi kryesor:

Braçe denoncon tregun agro-ushqimor Tiranë: Po vidhet hapur, nuk jepet asnjë faturë! Tatimet: Do të verifikojmë akuzat


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?