Politikë

Braçe për Report Tv: Çështja e Veliajt e shkatërruar dhe e politizuar! Dialogu në gjyq më keq se fjalori në Parlament, prokurori fliste i mllefosur, gjyqtari s'ndërhynte

26 Shkurt, 18:27| Përditesimi: 27 Shkurt, 07:26

  • Share

TIRANE- Deputeti i PS-së, Erion Braçe thotë se hetimi ndaj kryetari të bashkisë së Tiranës Erion Veliaj është politizuar, duke iu referuar debateve në seancën e vlerësimit të masës së sigurisë në GJKKO më 12 shkurt 2025. 

Në një intervistë në 'Studio Live' në Report Tv Braçe nënvizon se mllefi i treguar në atë seancë tregon se çështja është shkatërruar duke pranuar se paragjykimi ekziston se Veliaj u burgos për arsye politike 3 muaj para zgjedhjeve.

"Më lejoni të them, kjo që po ndodh dhe kjo që ka ndodhur në rastin e zotit Veliaj pa hyrë fare në çështje, por me kaq sa kam parë dhe me aq sa i referohet vetëm asaj seance të vlerësimit të masës së sigurisë them çështja është e shkatërruar. Më vjen keq. Çështja është shkatërruar, paragjykuar, politizuar, çbalancuar totalisht. Çështja është shkatërruar. Të dëgjosh ato dialogje në sallën e gjyqit e të shohësh si gjyqtari nuk ndërhyn në respect të ligjit për ti dhënë fund asaj gjëje dhe më pas ajo çfarë ndodh me zbardhjen e dialogut gjyqësor. Dialog gjyqësor. Unë kam dëgjuar shumë më tepër se aq në sallën e parlamentit, por jo në sallën e gjyqit.

Nuk mund të jetë i pranueshëm ai fjalor në sallë gjyqi. Tregon mllef, nuk tregon respect ndaj atij që po e heton, ndaj lirive dhe të drejtave dhe kryerjes së detyrës nga ana jote. Tregon mllef. Dhe mllefi po e shkatërron atë çështje. Njerëzit janë të interesuar për të bërë drejtësi, jo çfarë thotë njëri apo tjetri. Në atë çështje institucionet dhe individi duhet të dalë i pacënuar. Secili ka integritet dhe secili merr në bazë të provave dhe shkeljeve të ligjit dhe jo mllefeve të njërit apo tjetrit. Kërkohet respect dhe integritet në një proces" thotë Braçe.

Braçe thotë se kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj po bën betejën e vet me drejtësinë dhe PS nuk po i ofron mbrojtje politike.

"Nga çkam dëgjuar, nga çkam lexuar unë nga komunikimet që zoti Veliaj bën kohë pas kohe, në mënyrë të përditshme me opinionin public, lidhur me me çështjen e tij, zoti Veliaj nuk vë në dyshim drejtësinë. Ka vënë në dyshim sjelljen, qëndrimin, akuzën dhe vendimin e një prokurori dhe një gjyqtari, që operojnë brenda SPAK dhe gjykatës respective. Kështuqë zoti Veliaj është në të drejtën e tij të flasë për çështjen e tij.

Sa kohë që Partia Socialiste e Shqipërisë e ka bërë të qartë qëndrimin jo vetëm për zotin Veliaj por për të gjithë, cilindo nga anëtarët e Partisë Socialiste të Shqipërisë, me post apo pa post të rëndësishëm, që në momentin që ka një akuzë të ngritur nga një prokuror i SPAK apo nga një gjyqtar i GJKKO, partia nuk ofron mbrojtje politike, për Veliajn dhe cilindo. Dhe Veliaj e ka bërë deri tani betejën e tij në raport me atë që prezumohet e që duhet të garantohet, pafajësinë e tij. Në gjykimin tim, me aq sa e njoh ligjin në këtë vend, i takon prokurorisë të provojë akuzat e tyre dhe Veliaj është në betejë me ta në emër të tij dhe jo në emër të subjektit politik"

Edhe debatin publik të maxhorancës me SPAK pas arrestimit të Veliajt nuk e sheh si sulm ndaj institucioneve të reja të drejtësisë, por si vijimsi e ndërtimit të një drejtësie të drejtë dhe të barabartë ku të respektohet prezumimi i pafajsësisë dhe të mos cënohet dinjiteti i njeriut deri në një vendim përfundimtar të gjykatës. 

“Nuk besoj se maxhoranca ka debat me SPAK e aq më pak me GJKKO-në por është në drejtën e saj të ketë opinionin për vijimin e reformës në drejtësi. Maxhoranca dhe kryeministri janë në të drejtën e tyre të thonë atë që mendojnë’ thotë Braçe për gazetarin Arbër Hitaj. 

A është arrestimi i Veliajt ndërhyrje në proces zgjedhor?

Nuk dua ta besoj thotë Braçe, ndërsa propozon të bëhen ndryshime në ligj, ashtu siç ndalohen partitë të kryejnë investime 4 muaj përpara zgjedhjeve ashtu të ndalohen dhe ndërhyrjet në proces zgjedhor,përfshi këtu dhe arrestimet nga SPAK. 

"Nuk dua ta besoj. Në fakt paragjykimi ekziston. Të arrestosh e ta mbyllesh në burg 3 muaj para zgjedhjeve të bën të mendosh këtë gjë. Por nuk do dua që kjo të konsiderohet ndërhyrje në proces zgjedhor. Siç ne na ndalohet të promovojmë investime publike, e ne jemi nën monitorim nga SPAK besoj se duhet ti ndalohet cilitdo që ndërhyn në proces zgjedhor në dëm të një force apo force tjetër politike.  Nuk mendoj se vënia nën hetim e një zyrtari do të ndikojë negativisht në votën e PS-së. Ne kemi bërë gjënë e duhur me reformën në drejtësi e SPAK. Kemi mbajtur distancë me këdo që vihet nën hetim apo akuzë. Kemi bërë mirë që nuk kemi ofruar ombrellë për cilindo funksionar politik të partisë sonë. Kemi bërë shumë mirë në respect të cilitdo që është në hetim dhe të prokurorisë."

Kryetari i bashkisë së Tiranës u arrestua në zyrë më 10 shkurt dhe prej 12 shkurtit ndodhet në paraburgimin e Durrësit pasi po hetohet nga SPAK për akuzën e korrupsionit pasiv dhe të pastrimit të parave. 

Ora 19:30
'Shqipëria pranë BE-së', Braçe: Guri i themelit i kësaj arritjeje, reforma në drejtësi! Kjo është meritë e PS-së

 

Deputeti Erion Braçe theksoi në Studio Live se mandati i katërt i duhet PS-së për të vijuar me ecjen përpara në integrimin drejt BE-së. Sipas Braçes Shqipëria është shumë pranë kësaj arritjeje historike, gur themeli i së cilës ka qenë reforma në drejtësi, për të cilën ka meritë Partia Socialiste. 

'Njerëzit votojnë ofertën që u paraqet. Mendoj se pavarësisht gjithçkaje që ndodh njerëzit do vlerësojnë jashtë mase ofertën. Guri i themelit është reforma në drejtësi. Reforma në drejtësi na ka marrë pjesën më të madhe të kohës të angazhimit. Askush të mos e çojë në mend që do hedhim poshtë. Mendoj se njerëzit do e vlerësojnë dhe çmojnë jashtë mase këtë gjë. Reforma në sektorin energjitik është themelore.

Ka drita për herë të parë me çmim të ulur. kemi bërë reformë pagash, e cila jo vetëm që po udhëheq apo po bën më të përgjegjshëm sektorin publik por po tërheq sektorin privat në konkurrencë. Ky mandat vlen për një reformë që korrigjon me të ardhura të shtuara skemën e pensioneve. 2 bonuset do vijojnë në mënyrë permanente. Duhet reformuar skema e pensioneve. Të rikthejmë dinjitetin monetar kësaj moshe që ka kontribuar kaq shumë.

Në harkun e dy muajve kemi marrë dy letra për ecjen e negociatave. Jemi mu aty afër. Është si ndeshja e fundit. Ose do hyjmë në Kampionatin Europian ose do mbetemi. Që të plotësojmë ëndrrën që në 1912. E kemi ne fatin në dorë. Reforma në drejtësi është guri i themelit që na fut atje. PS ka meritën që ia dha këtij vendi. Por dëmet kolaterale janë të papranueshme. Nuk duam dëme kolaterale, duam drejtësi.'

Ora 19:24
'PS përgjegjëse për ikjet masive nga Shqipëria?', Erion Braçe: Fluksi më i madh ka qenë në vitet 1996-1997, kur vendi u grabit dhe u vra

 

Deputeti socialiste Erion Braçe foli sot në Studio Live me Arbër Hitajn. Teksa u pyet për votën e diasporës dhe largimet masive nga Shqipëria, Braçe theksoi se flukset më të mëdhaja të ikjeve kanë qenë në vitet 1996-1997, kur president ishte Sali Berisha. 

'Fluksi më i madh ka ndodhur në vitin 96-97, kur Shqipëria jo vetëm u grabit por edhe u vra. Atëherë ikën pjesa më e madhe e shqiptarëve. Nëse ka kosto, ti thërrasin mendjes ata që e bënë 97. Ka një fluks masiv 96, 97,98 dhe faktori dihet kush ka qenë. Ka fluks ikjesh 2009-2010-2011. Ka dhe flukse në qeverisjen tonë. Por masivisht kanë ikur në 96. Por ka dhe kthime, siç ka kthime tani. E ka problem Amerika sot, del një pulë më e fortë se Elon Musk dhe raketat e tij. Duhet të zbresin te niveli i së thjeshtës. Duhet të zbresin te niveli i interesave të përditshme të qytetarëve të këtij vendi.'

Ora 19:18
Gjin Gjoni, Arjan Ndoji dhe Xhemal Gjunkshi në primaret e Berishës/ Erjon Braçe: SPAK dhe KQZ të ndalojnë kandidimin! Duam parlament të pastër

Deputeti i PS-së Erion Braçe foli në Studio Live pasditen e sotme edhe për primaret e Berishës. Braçe u ndal edhe tek disa prej kandidatëve me të shkuar të dyshimtë, si ish gjyqtari Gjin Gjoni apo ish- prokurori Arjan Ndoji të larguar nga sistemi prej Vettingut, por edhe ish-gjenerali që i dha tokën e 'Partizanit' Berishës dhe Malltezit, Xhemal Gjunkshit. Braçe thekson se SPAK dhe KQZ duhet të veprojnë për të ndaluar kandidime të tilla.

'Mendoj se veprime duhet të ketë SPAK, veprime duhet të ketë KQZ. Di që mund të ndalojë kandidimet, veçanërisht KQZ. Të bashkëpunojnë duam parlament të pastër apo jo. E kanë në dorë. Mendoj se i takon këtyre. I është kërkuar SPAK dhe GJKKO që të hetojnë mbi gjyqtarët që janë larguar nga sistemi i drejtësisë. Ka ndodhur? Është hetuar kush? Është dënuar kush? S’di. Nuk kam evidenca. Mezi pres statistikë. Ka qenë detyrë e dhënë KE dhe BE, për ata që dalin nga sistemi i drejtësisë me akuza të rënda. Duhej të ndodhte. Mendoj është në detyrën e këtyre institucioneve. PD nuk ka mur fare për këtë gjë. Kur nuk ka mur ka mur ligjor, KQZ dhe Prokuroria e Posaçme.'

 

 

Ora 19:13
Braçe ironizon Primaret e PD-së: Model amerikan? Berisha non grata, nuk kalon dot Atlantikun! Mundohet të kopjojë për t'i rënë në sy Trump

 

Deputeti i PS-së Erion Braçe ishte sot në 'Studio Live' teksa ndër të tjera komentoi për Arbër Hitajn edhe primaret e Partisë Demokratike. Braçe ironizoi 'modelin amerikan' të primareve të Berishës, duke shtuar se kreu i PD-së është non grata. 

'Model amerikan këta? Kanë fuqi ndalimin e hyrjes në SHBA. Kanë disa javë që thonë prisnin se do ndodhi. Mezi pres ta kaloj Atlantikun. Më kujtohet që tha nuk kam moshë ta kaloj. Do vdisja të shikoj si do përballoj udhëtimin për të kaluar matanë. Ajo që mund të them nuk kanë asnjë lloj ngjashmëri me SHBA dhe proceset atje. Është jo natyrale. Nuk di që Trump të ketë marrëdhënie me Soros, ama Berishën e di që ka marrëdhënie., kjo është histori shumë e bukur. Nuk di që Soros të ketë bërë ndonjë të keqe në këtë vend. Të ketë vrarë, të ketë vjedhur. Janë shqiptarët që i kanë bërë. Mundohet të kopjojnë. Nuk bëjnë verifikimin që ky ligji ekziston në Shqipëri, dy gjini njihen. S;kemi martesa në legjislacion. Mundohen të kopjojnë. Listat e primareve të tyre janë mbushura me banditë. Nuk bëj replikë me kërkënd që nuk është standardi im.'

Ora 18:39
Braçe për Report Tv: ‘Gërdeci’ e ‘21 janari’ dy krime që ulërasin, ende pa drejtësi! Me kë tallen?! Për pengimin e hetimeve do të dëgjohet kush?!

I ftuar në Studio Live të Report Tv deputeti Erjon Braçe tha se SPAK dhe GJKKO, ende nuk kanë dhënë drejtësi për dy ngjarje të rënda që tronditën Shqipërinë, si  Masakra e Gërdecit e 15 marsit 2008, ku u vranë 26 persona dhe 4 vrasjet në bulevard para kryeministrisë më 21 janar 2011.

'I kemi kaluar që nga 1912, kemi kaluar drejtësinë  e Zogut, Enver Hoxhës, kemi kaluar drejtësinë e Sali Berishës, s’kishte asnjë standard. Një pjesë e atyre që janë në partinë e tij nuk janë në burg akoma dhe sot. Thoma Gëllçi u burgos se shtyu me 10 ditë afatin e dorëzimit të pajisjeve, akt që i kurseu lekë shtetit shqiptar. Kjo është çështja? Në Shqipëri janë vrarë njerëz.

Çështja që ka shënjuar historinë e Shqipërisë është 21 janari. Janë vrarë njerëz. Nëse do të hetosh heto ngjarjet që kanë shënjuar historinë e Shqipërisë. Në Gërdec janë pjekur njerëz të gjallë atje. Janë tabulate telefonike. Janë bërë gjyqe në Amerikë. Është bërë proces hetimor në Amerikë. Ai nuk vlejnë këto për dyshime të arsyeshme për atë ngjarje. Është ngjarje kriminale.'

Braçe thotë se po zvarritet hetimi dhe gjykimi i masakrës së Gërdecit dhe 21 janarit. U ndal dhe tek hetimet e SPAK për kryetaren e komisionit të ligjeve Klotilda Bushka e cila akuzohet në dosjen e Erion Veliajt për kryerjen e veprimeve për pengim të së vërtetës. 

Nuk dua të hetohet si hakmarrje por në bazë të ligjit. Gërdeci ia bën mu. Me kë tallen?! Kujt duan t’i ikin?! Ai ulëret.  Jemi dëshmitarë të historisë si u poqën të gjallë. Çfarë është kjo histori që vijon gjyqi pa fund. Janë jetë njerëzish edhe ato që u vranë në bulevard. Fat është që s’kanë vdekur të tjerë. Zoti ishte me ata të tjerët.

E keni dëgjuar  ‘ta, ta, ta gjakos’ ( I referohet audiopërgjimit i Ndrea Prendi me drejtuesit kryesorë të gardës që SPAK ka në dorë)

E të thuash prit se do të bëj hetimet

Ka qarkulluar akuzë për pengim hetimesh?

Arbër Hitaj: Zonja Bushka
Brace: Po pengimin e hetimeve të ‘21 janarit’ do të dëgjohet kush? Do të merret kush në hetim?

Unë vazhdoj të mendoj se SPAK është strukturë jetike dhe e domosdoshme. Por është themelore që drejtësia të jetë e drejtë dhe në respekt të prezumimit të pafajësisë.

Ora 18:33
Strasburgu i dha të drejtë, Braçe rrëfehet për Thoma Gëllçin: Pas 4 viteve, arrestimi i paligjshëm, SPAK duhet të reflektojë

Deputeti socialist Erion Braçe ishte sot në Report Tv ku foli ndër të tjera edhe për çështjen e Thoma Gëllçit, ish-drejtorit të RTSH, të cilit GJEDNJ e Strasburgut i dha të drejtë për paraburgimin e paligjshëm ndaj tij të vënë nga SPAK.

Braçe rrëfeu për Arbër Hitajn në 'Studio Live', se si ndodhi arrestimi i Gëllçit i cili u dorëzua vetë dhe me aktin që akuzohet i kurseu lek shtetit shqiptar dhe nuk futi asnjë qindarkë në xhep. 

'Zoti Gëllçi nuk ka marrë pafajësi. Beteja e tij është në vijim. Ajo që ka vendosur Stasburgu, arresti me burg, zoti Gëllçi ka bërë paraburgim më shumë se 3 muaj. I është zgjatur koha e vendosur me ligj për kryerjen e hetimeve. Është gjykuar edhe zgjatja e hetimeve pa prova. Është vendim drejtësie. Prisja një reflektim nga autoritetet që kanë marrë në shqyrtim çështjen, SPAK, GJKKO, ILD. Është gjykuar standardi i tyre i arrest me burg të zotërisë. Mendoja se në harkun e dy ditëve dikush nga këto autoritete duhet të kishin thënë diçka, reflektuar.

Nuk është një numër Thoma, një i paraburgosur. Është qenie njerëzore ai, ka dinjitet. Ka liri dhe të drejta themelore. Janë cenuar. E rëndësishme që kush shkel ligjin të mbahet përgjegjës por në respekt të lirive themelore të tij. E njoh çështjen me detaje që ku u arrestua. Ishte 20 minuta larg kufirit, në shtëpinë e tij në Kolonjë, nuk tentoi fare. foli me zv drejtorin e policisë së shtetit, ku të dorëzohet. Shkoi vetë në policinë e Ersekës. Pastaj e çuan në Korçë, pastaj në Tiranë, mbaroi nafta në Prrenjas e pagoi vetë. Iu bind urdhrit arrest me burg.

Tani 4 vite pas arrestit, rezultoi se arrestimi i tij ishte i paligjshëm. Si mund të heshtet për këtë gjë? E kisha mik, i detyrohem ai më ka bërë gazetar. Nuk kam thënë një gjysëm fjale. Nuk kam folur publikisht. Kisha votuar për reformën në drejtësi. Kam bërë një gabim që nuk kam folur që ditën e parë. Zotëria nuk më kërkoi kurrë, më kërkoi nga burgu një bluze të Partizanit. Tani i takon institucioneve të flasin dhe të reflektojnë. Nuk i bëj përgjegjës. Skam ndër mend ta bëj, do respektoj gjykatën. Por ka një vendim të GJEDNJ, çfarë duhet të bëjnë, mendoj se duhet të reflektojnë. Përndryshe ça kuptimi ka?'

S.G/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Jani: 26/02/2025 19:27

    Pastertine e Kuvendit e siguron Rama ndaj mos ki frike Erion. Ikona e krimit te organizuar “sindikate” si e kualifikoi Australia, eshte siguresa Tom Doshi me gjithe sindikalistet psdiste.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Studentët dhe të rinjtë kujt duhet t’i japin prioritet: