Politikë

Braçe për Report Tv: ‘Gërdeci’ e ‘21 janari’ dy krime që ulërasin, ende pa drejtësi! Me kë tallen?! Për pengimin e hetimeve do të dëgjohet kush?!

26 Shkurt, 18:39| Përditesimi: 26 Shkurt, 19:29

  • Share

I ftuar në Studio Live të Report Tv deputeti Erjon Braçe tha se SPAK dhe GJKKO, ende nuk kanë dhënë drejtësi për dy ngjarje të rënda që tronditën Shqipërinë, si  Masakra e Gërdecit e 15 marsit 2008, ku u vranë 26 persona dhe 4 vrasjet në bulevard para kryeministrisë më 21 janar 2011.

'I kemi kaluar që nga 1912, kemi kaluar drejtësinë  e Zogut, Enver Hoxhës, kemi kaluar drejtësinë e Sali Berishës, s’kishte asnjë standard. Një pjesë e atyre që janë në partinë e tij nuk janë në burg akoma dhe sot. Thoma Gëllçi u burgos se shtyu me 10 ditë afatin e dorëzimit të pajisjeve, akt që i kurseu lekë shtetit shqiptar. Kjo është çështja? Në Shqipëri janë vrarë njerëz.

Çështja që ka shënjuar historinë e Shqipërisë është 21 janari. Janë vrarë njerëz. Nëse do të hetosh heto ngjarjet që kanë shënjuar historinë e Shqipërisë. Në Gërdec janë pjekur njerëz të gjallë atje. Janë tabulate telefonike. Janë bërë gjyqe në Amerikë. Është bërë proces hetimor në Amerikë. Ai nuk vlejnë këto për dyshime të arsyeshme për atë ngjarje. Është ngjarje kriminale.'

Braçe thotë se po zvarritet hetimi dhe gjykimi i masakrës së Gërdecit dhe 21 janarit. U ndal dhe tek hetimet e SPAK për kryetaren e komisionit të ligjeve Klotilda Bushka e cila akuzohet në dosjen e Erion Veliajt për kryerjen e veprimeve për pengim të së vërtetës. 

Nuk dua të hetohet si hakmarrje por në bazë të ligjit. Gërdeci ia bën mu. Me kë tallen?! Kujt duan t’i ikin?! Ai ulëret.  Jemi dëshmitarë të historisë si u poqën të gjallë. Çfarë është kjo histori që vijon gjyqi pa fund. Janë jetë njerëzish edhe ato që u vranë në bulevard. Fat është që s’kanë vdekur të tjerë. Zoti ishte me ata të tjerët.

E keni dëgjuar  ‘ta, ta, ta gjakos’ ( I referohet audiopërgjimit i Ndrea Prendi me drejtuesit kryesorë të gardës që SPAK ka në dorë)

E të thuash prit se do të bëj hetimet

Ka qarkulluar akuzë për pengim hetimesh?

Arbër Hitaj: Zonja Bushka
Brace: Po pengimin e hetimeve të ‘21 janarit’ do të dëgjohet kush? Do të merret kush në hetim?

Unë vazhdoj të mendoj se SPAK është strukturë jetike dhe e domosdoshme. Por është themelore që drejtësia të jetë e drejtë dhe në respekt të prezumimit të pafajësisë.


Lajmi kryesor:

Braçe për Report Tv: Çështja e Veliajt e shkatërruar dhe e politizuar! Dialogu në gjyq më keq se fjalori në Parlament, prokurori fliste i mllefosur, gjyqtari s'ndërhynte


G.K/r.k./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Studentët dhe të rinjtë kujt duhet t’i japin prioritet: