Lulzim Basha

Braçe ironizon Bashën: O hije! Rrogat paguhen në lekë jo në euro, je larg punëtorëve ti!

1 Tetor 2020, 20:36| Përditesimi: 1 Tetor 2020, 21:13

  • Share

Zëvendës kryeministri Erion Braçe ka komentuar deklaratat e kryetarit të PD-së, Lulzim Basha për rritjen e pagave të punëtorëve.

Më herët Basha deklaroi se pa humbur kohë duhet të miratohet bonusi mujor prej 1000 euro për çdo mjek dhe 500 euro për çdo infermier.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Braçe shkruan se rrogat e punëtorëve në vendin tonë paguhen në lekë dhe jo në euro.

Gjithashtu Braçe shkruan se kreu i PD-së ngatërron ambjentin, ngatërron punën me biznesin, prandaj sipas tij, Basha është larg punëtorëve.

"Ooooo HIJE! Rrogat e punetoreve ne kete vend paguhen ne leke, kupton, ne leke!

Ne euro jane fitimet! Ne euro jane edhe gjobat qe horrat u vene e paguajne njeri tjetrit, kryesisht politikanet biznesmeneve, biznesmenet biznesmeneve dhe, kriminelet po atyre! Ti qe flet vec ne euro ku hyn ketu?

Mjeket e infermieret paguhen ne leke, jo ne euro, paguhen per punen, pra ligjerisht nuk fitojne!

Ndaj, gabon ooo Hije; Gabon ambjentin-ngaterron punen me biznesin, gabon njerezit-ngaterron punetoret me gjobvenesit!

Je larg punetoreve ti", shkruan Braçe.

Komento

Komente

  • kuq: 01/10/2020 23:32

    Ne europe, aty ku po na e ço ti qytetin stalin, njesia monetare eshte won, o i kuqi i mavis.

    Përgjigju
  • O tej: 01/10/2020 22:30

    Domethene eshte injorant

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?