Erion Braçe

Braçe uron policinë për arrestimin e Çalave, thumbon opozitën: Tani mezi pres të dalin llapaqenët e politikës

19 Mars 2020, 13:44| Përditesimi: 19 Mars 2020, 13:52

  • Share

Zv.kryeministri Erion Braçe ka uruar Policinë për operacionin e sotëm ku u arrestuan dy vëllezërit Klement dhe Eldi Çala për grabitjen e Rinasit në prillin e vitit të kaluar.

Braçe shprehet se ndërkohë që shqiptarët janë të detyruar të rinë në shtëpi djemtë e policisë kanë qenë në krye të detyrës.

Gjithashtu thumbon edhe opoztiën duke thënë se pret që tani të numërojnë bandat e arrestuara ndërkohë që vazhdimisht kanë akuzuar Policinë.

Statusi i Erion Braçes

NJE DUARTROKITJE TE MADHE PER #POLICIAESHTETIT!

I JEP FUND BANDES SE DHUNSHME TE GRABITJES SE PARAVENE RRUGEN E RINASIT E BRENDA NE AEROPORT!

Për cdonjërin nga 300 policët, forcat speciale, RENEA, drejtuesin e strukturës kundër krimeve të ëenda e drejtorin e përgjithshëm të policisë së shtetit, faleminderit e mirënjohje!

Faleminderit për punën, mirënjohje për sakrificën;

Kur shumica e shqiptarëve janë të shtrënguar të ruajnë veten e familjet nga koronavirusi,

këta djem kanë bërë edhe më shumë,

në detyrë kanë ofruar edhe më shumë, vendosur ligjin duke sjellë më shumë siguri për shqiptarët dhe pronat e tyre!

Ka ca njerëz në këtë vend që meritojnë respekt përtej cdo caku;

vo: tani mezi pres që gjithë llapaqenët e politikës që pas cdo akti kriminal sulmojnë policinë, të dalin,

të mbeshtesin shpatullat tek muri dhe të numërojnë të gjithë banditët e arrestuar e ngjarjet kriminale të zbardhura në seri;

Ska gjë dilni në orarin që është e lejuar, madje dhe në tufë, duhet ta paguani në gjobë!

Komento

Komente

  • Tironci: 19/03/2020 15:10

    O Braçe ç'fare pret te pergezohet policia nga banditet e PDse!ato jane ne stres per ket super aksion i policis.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?