Politikë

Braktisi Metën për Ramën, Braimllari në podkastin e kryeministrit: Jam këtu që vajzat e mia të marrin ‘pasaportën e BE-së’

15 Mars, 18:05| Përditesimi: 15 Mars, 20:09

  • Share

Endrit Braimllari, ish-eksponent i njohur i Partisë së Lirisë në rolin e Sekretarit të Përgjithshëm gjatë drejtimit të Kryemadhit, ka treguar arsyet pse u bashkua me Partinë Socialiste gjatë podkastit maratonë "Flasim" të Kryeministrit Edi Rama.

Braimllari: Ju falenderoj, për mua është shumë e thjeshtë arsyeja. Është Sofika dhe Kejsi. Ajo ka gjetur mundësinë për t’i regjeneruar. Unë kam vite që merrem me politikë dhe kam pasur mundësinë të suportoj të rinjtë. Në këto zgjedhje, PS ka gjetur një formë për të suportuar të rinjtë. Jam babai i dy vajzave, Siarës dhe Alesias. Angazhimi im është që vajzat e mia të lëvizin me atë pasaportën tjetër. Jo se nuk e duam shqiponjën.

Rama: Shqiponja do të jetë prapë (mdërhyn)...

Braimllari: Pasaporta është nder dhe një mundësi e mirë, dhe PS ka krijuar një mundësi të re në lidhje me këtë qasje.

Braimllari është në listën e hapur të PS për Qarkun e Tiranës. 


Lajmi kryesor:

Rama 10 orë podcast maratonë, prezanton ekipin ‘PS 2030’: Kush do pasaportën e BE, më 11 maj të na japë mandatin më të fortë se asnjëherë! I dua rebelët, por brenda nesh


A.Q/SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se Parlamenti i dalë nga zgjedhjet e 11 majit do të jetë më cilësor?