Deputeti Spartak Braho ka kërkuar që për presidentin Ilir Meta të ketë një vlerësim për gjendjen e tij psikologjike, për shkak të deklaratave të tij.
Braho: 'Mos dëgjoni don Agaçion! Nëse derdhet një pikë gjak mjerë ju, nesër duhet të jetë festa e demokrasicë. Kriminelët janë të rrezikshëm, por më të rrezikshëm kriminelët e veshur me uniformë.' Presidenti është shfaqur në deklarata në gjendje psikologjike aspak normale. Dua ti drejtohem Stojkut, si e vlerësoni gjendjen psiqike të presidentit mos jemi në kushtet të papranueshme të tij!
Hyseni: Është një nga rastet që parashikohet në Kushtetutën por procedura nuk është rasti konkret por merakun që ka Braho, do të merrni një përgjigje.
Stojku: Ky është një problem krejt profesional mjekësor. Problemi këtu diskutohet për një luhatje të theksuar të humorit që gjendja e stresit varion me shqetësime që arrijnë në vendimmarrje të gabuara të individëve në pushtet. Nuk do të ishte keq, nëse mendohet pozitive nga komisioni një kqyrje më e thellë profesionale. Nuk e di nëse do të ishte udhës, por njihen stresi emocional, ndodhin dhe nuk duhet të ndodhin në vazhdimësi. Kur kemi disa shpërthime të herëpashershme mund të merret në konsideratë.
Bushka: Është një procedurë tjetër. Ne kemi verifikimin e hetimit të shkeljeve që pretendohen nga kolegët deputet. Nuk paragjykoj kërkesat!
Braho: Duhet të hetojmë edhe shkaqet. Këto janë veprime të një njeriu të çmendur se populli ashtu e quan, apo janë veprime të një njeriu që ka luhatje emocionale.
Lajmi kryesor:
Shkarkimi i Metës, Komisioni miraton planin e hetimit! Braho: Si e vlerësoni gjendjen psiqike të presidentit, se populli e quan ‘të çmendur’
M.Q.//ReportTv.al