Lula da Silva feston fitoren

Brazil/ Ish-Presidenti që u burgos për korrupsion rikthehet si i pari i vendit, Lula da Silva bën një rikthim mahnitës! Mund liderin e ekstremit të djathtë

31 Tetor 2022, 07:31| Përditesimi: 31 Tetor 2022, 22:06

  • Share

Brazili ka marrë një kthesë në të majtë pasi ish-presidenti Lula da Silva mundi në zgjedhjet presidenciale presidentin aktual të ekstremit të djathtë Jair Bolsonaro. Pas një fushate përçarëse, e cila pa dy rivalë të hidhur në anët e kundërta të spektrit politik, të shkojnë kokë më kokë, Lula fitoi 50.9% të votave. Mjaftoi të mposhte Jair Bolsonaro, mbështetësit e të cilit kishin qenë të sigurt për fitoren.

Është një rikthim mahnitës për një politikan që nuk mundi të kandidonte në zgjedhjet e fundit presidenciale në 2018 sepse ishte në burg dhe i ndalohej të kandidonte për postin. Ai ishte shpallur fajtor për marrjen e ryshfetit nga një firmë ndërtimi braziliane në këmbim të kontratave me kompaninë shtetërore të naftës braziliane Petrobras. Lula kaloi 580 ditë në burg para se t'i anulohej dënimi dhe t'i rikthehej sërish politike.

"Ata u përpoqën të më varrosnin të gjallë dhe ja ku jam," tha ai, duke nisur fjalimin e tij të fitores.

“Duke filluar nga 1 janari 2023, unë do të qeveris për 215 milionë brazilianët, jo vetëm ata që votuan për mua. Nuk ka dy Brazil. Ne jemi një vend, një popull, një komb i madh”, tha gjithashtu Lula da Silva.

Sondazhet sugjeruan që në fillim se ai do të fitonte zgjedhjet, por kur epërsia e tij në raundin e parë ishte shumë më e ngushtë se sa parashikohej, shumë brazilianë filluan të dyshonin në saktësinë e tyre.

Ai do të marrë qeverisjen në një kohe kur vendi ende po përpiqet të rikuperohet nga pandemia Covid-19. Përafërsisht 9.6 milionë njerëz ranë nën kufirin e varfërisë midis vitit 2019 dhe 2021, dhe shkalla e arsimimit dhe ndjekjes së shkollës ka rënë. Ky do të jetë mandati i tij i tretë, pasi më parë ka qeverisur Brazilin për dy mandate radhazi midis 2003 dhe 2010.

Presidenti amerikan Joe Biden ka uruar presidentin e zgjedhur të Brazilit për fitoren e tij. Biden theksoi shprehimisht se votimi ishte "i lirë, i drejtë dhe i besueshëm". Presidentit të ri i kanë ardhur urime edhe nga Gjermania. Presidenti federal Frank-Walter Steinmeier deklaroi në Berlin se Brazili është një partner i rëndësishëm strategjik dhe një lojtar kyç në tejkalimin e sfidave globale. Kancelari Olaf Scholz e uroi presidentin e ri, sikur edhe ministrja e Jashtme Annalena Baerbock.

Por presidenti i deritanishëm Bolsonaro nuk ka komentuar zgjedhjet dhe nuk është e qartë nëse ai do të pranojë humbjen. Gjatë natës së kaluar ka pasur festime dhe protesta në vend. Njoftohet edhe për incidente dhe një të vrarë. Por aleatët e Bolsonaros në pushtet e kanë njohur fitoren e Lulës. Bolsonaro ka hedhur vazhdimisht dyshime mbi sistemin zgjedhor dhe ka thënë disa herë se është e mundur që të mos njohë rezultatet. E disa nga mbështetësit e tij kanë bërë thirrje madje për një grusht shteti ushtarak.

Ora 09:51
Rishi Sunak uron Lula da Silva për fitoren e zgjedhjeve në Brazil

1666709241_68a528f8c3ec48319fe0f712277d6b3fw1597nr1sts.jpg

Rishi Sunak ka uruar Lula da Silva për fitoren e zgjedhjeve në Brazil, duke mposhtur presidentin aktual Jair Bolsonaro.

Këto kanë qenë zgjedhjet më të polarizuara të Brazilit në kujtimet e fundit, duke vënë përballë presidentin aktual të ekstremit të djathtë Bolsonaro me ish-udhëheqësin e majtë Lula da Silva.

Zoti Sunak tha këtë mëngjes në Twitter: “Urime Lula da Silva për fitoren e tij në zgjedhjet e Brazilit. Mezi pres të punojmë së bashku për çështjet që kanë rëndësi për Mbretërinë e Bashkuar dhe Brazilin, nga rritja e ekonomisë globale te mbrojtja e burimeve natyrore të planetit dhe promovimi i vlerave demokratike”.

Udhëheqësi i laburistëve Sir Keir Starmer e uroi gjithashtu z. da Silva, duke thënë: "Kjo fitore duhet të jetë gjithashtu fillimi i një epoke të re të bashkëpunimit global dhe veprimit në luftën kundër ndryshimit të klimës".

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?