Pele

Lamtumira e mbretit të futbollit, Brazili shpall tre ditë zie në nder të Pele-s

30 Dhjetor 2022, 10:10| Përditesimi: 30 Dhjetor 2022, 12:04

  • Share

Brazili ka shpallur tri ditë zie pas vdekjes së yllit të futbollit Pele.

82-vjeçari, futbollisti që fitoi tre herë Kupën e Botës, vdiq të enjten pas një beteje të gjatë me kancerin e zorrës së trashë. Nderimet do të bëhen në fushën e stadiumit të Santos, klubi ku ai i filloi të luante kur ishte adoleshent.

Të martën, do të ketë një paradë me arkivolin e tij nëpër lagjen ku jeton nëna e tij 100-vjeçare, ndjekur më pas nga një varrim privat. Edson Arantes do Nascimento, i njohur më mirë si Pele, u bë një yll global kur, në moshën 17-vjeçare, ai ndihmoi Brazilin të fitonte Kupën e Botës 1958 në Suedi.

Burime të ndryshme rendisin totalin e golave ​​të Pelé në 650 në ndeshje zyrtare dhe 1,281 gola duke përfshirë edhe ndeshje në nivel të ulët. Pele do mbahet mend si futbollisti që fitoi tre herë Kupën e Botës me Brazilin në vitet 1958, 1962 dhe 1970. Pelé luajti në 4 Kupa Bote gjatë gjithë karrierës së tij si futbollist.

Pele luajti me Santos nga 1956-1975 dhe për New York Cosmos nga 1975-1977. Pele në total fitoi 14 trofe dhe gjashtë herë u shpall golashënuesi më i mirë. I vetmi lojtar që fitoi Kupën e Botës tre herë, duke ngritur trofeun në 1958, 1962 dhe 1970, Pele u shpall Lojtari i Shekullit nga FIFA në 2000.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • abc: 31/12/2022 00:30

    E MERITON NDERIMIN KY NJERI E FUTBOLLIST O MADH....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?