VLORË- Një 26-vjeçar është arrestuar ditën e sotme pasi akuzohet si autorë i 4 vjedhjeve brenda një muaji.
Mësohet se është arrestuar 26-vjeçari me inicialet E. Sh., banues në Vlorë, mbi të cilin rëndon akuza për veprën penale Vjedhja e kryer më shumë se një herë".
Ai dyshohet të jetë autorë i disa vjedhjeve si biçikleta dhe orendi shtëpiake.
"Vihen në pranga një shtetas në kërkim, i cili dyshohet të ketë kryer disa vjedhje në qytetin e Vlorës. Seksioni për Krimet pranë Komisariatit të Policisë Vlorë, ka bërë ndalimin e shtetasit në kërkim E. Sh., 26 vjeç, banues në Vlorë, i dyshuar për veprën penale "Vjedhja e kryer më shumë se një herë".
Nga hetimet e kryera ka rezultuar se 26-vjeçari, dyshohet të jetë autorë i disa vjedhjeve të kryera në qytetin e Vlorës, konkretisht si më poshtë:
Më datë 31.01.2020, në lagjen "1 Maji" Vlorë, dyshohet të ketë vjedhur biçikletën e shtetasit K.I.
Më datë 06.02.2020, në lagjen "Isa Boletini" Vlorë, dyshohet të ketë vjedhur biçikletën e shtetases V.Xh.
Më datë 06.02.2020, në lagjen "Lef Sallata" Vlorë, dyshohet të ketë vjedhur orendi shtëpiake në pronësi të shtetasit Q.Gj.
Më datë 06.02.2020, në lagjen "10 Korriku" Vlorë, dyshohet të ketë vjedhur biçikletën e shtetasit R.M.
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme", njofton policia.