Kronikë

Brenda pallatit të shpërthimit në Vlorë/ Banorët të tmerruar: Dera ra në tokë, u prenë dritat!

2 Maj 2018, 07:48| Përditesimi: 2 Maj 2018, 09:10

  • Share

Report Tv ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes në Vlorë ku ka ndodhur njëri prej shpërthimeve të fuqishme me eksploziv.

Banorët e njërës banesë, burrë e grua janë dukur të terrorizuar nga plasja e fortë e eksplozivit.

Atyre u ka rënë dera në tokë dhe iu ëhstë ndërprerë energjia elektrike, sikurse thanë përpara mikrofonëve të Report TV.

Në pamje duken dëmet e shumta materiale në pallata, si rënia e sivash dhe shkaktimi i disa gropave.


Shesh-pushimi i pallatit ku u vendos eksplozivi

U dëmtuan dyert dhe xhami i banjos ishte thyer. Në katin e gjashtë, nga trauma e mori ambulanca gruan dhe e çoi në spital dhe djali i saj e shoqëroi. Shpërthimi ishte i fortë, unë u ngrita përpjetë, dera ishte përtokë.

Dëshmia e banorit të tronditur

 


Lajmi kryesor:

VD/Dy shpërthime të fuqishme në Vlorë/ Kamerat kapin dy autorë, nëna e 'shënjestrës' në spital


/b.ha./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Produktet e kontaminuara, si e vlerësoni sigurinë ushqimore në Shqipëri?