Sociale

Breshka 'Caretta caretta' gjendet e ngordhur në bregdetin e Vlorës! Dyshohet se është goditur nga një mjet lundrues

9 Tetor, 12:40| Përditesimi: 9 Tetor, 12:51

  • Share

Një breshkë 'Caretta caretta' është gjetur e ngordhur ditën e sotme në zonën e plazhit të ri në Vlorë.

Ajo është një nga speciet më të rralla dhe të mbrojtura që jetojnë në ujërat e Mesdheut, përfshirë edhe ato shqiptare.

Sipas specialistëve të mjedisit që kanë qenë në vendngjarje, dyshohet se breshka mund të jetë goditur nga ndonjë mjet lundrues, ose alternativisht, të ketë gëlltitur mbetje plastike - një nga rreziqet më të mëdha që kërcënojnë jetën e faunës detare në ditët e sotme. Plastika në det, përveçse ndot mjedisin, shpesh ngatërrohet nga kafshët detare si ushqim, duke shkaktuar pasoja fatale për to.

Breshka, e cila mendohet të ketë një peshë rreth 50 kg, përfaqëson një specie të veçantë dhe me rëndësi të madhe ekologjike për biodiversitetin e detit Jon. Ajo do të merret nga specialistët e zonave të mbrojtura, të cilët do të bëjnë analizat përkatëse për të përcaktuar shkakun e saktë të ngordhjes dhe për të ndjekur procedurat standarde të trajtimit të rasteve të tilla.

Ky incident vë në pah edhe një herë rëndësinë e ndërgjegjësimit për mbrojtjen e faunës detare dhe nevojën për menaxhim më të mirë të mbetjeve në zonat bregdetare, si dhe respektimin e rregullave të lundrimit për të shmangur incidente të tilla me pasojë jetën e kafshëve të mbrojtura.

Xh.K/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Kushtetuesja pezullon dekretin për zgjedhjet në Tiranë, si e vlerësoni?