Kryeministrja e Britanisë, Theresa May i ka mbijetuar këtë të mërkurë votës së mosbesimit në parlament. Me 325 vota pro saj dhe 306 kundër, ajo do të vazhdojë punën për arritjen e një konsensusi mes ligjvënësve për marrëveshjen Brexit. Ligjvënësit britanikë votuan 24 orë pasi hodhën poshtë me një votë dërrmuese propozimin për Brexitin që Theresa May kishte arritur me BE-në.
Ndërmohë që data e caktuar për shkëputjen e Britanisë nga Bashkimin Evropian po afron, Britania shfaqet e zhytur në krizën më të rëndë politike në gjysmë shekulli, duke u ballafaquar me dilemën se si ose nëse vërtetë do të shkëputet nga BE-ja, ku u përfshi në vitin 1973.
Konservatorët dhe deputetët e Partisë Demokratike Unioniste janë acaruar me kryeministren May pasi ndonëse është zotuar të punojë me politikanë në të dyja krahët për të gjetur një kompromis që do shmangte shkëputjen e pakontrolluar, ka deklaruar se nuk do të tërhiqet nga marrëveshja që është arritur me BE-në.
Gjatë një debati që zgjati gjashtë orë, drejtuesi i laburistëve në opozitë, Xheremi Korbin, tha se administrata e May-t e ka humbur të drejtën për të qeverisur. Partia e tij nuk e ka përjashtuar mundësinë që të bëjë kërkesa të tjera për votë mosbesimi.
Komente
