Mbreti Charles III dhe Volodymyr Zelensky
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, gjatë qëndrimit të tij në Londër, do të takohet edhe me Mbretin Charles III.
Takimi pritet të ndodhë ditën e nesërme, ndërsa lideri ukrainas është pritur këtë të shtunë në Downing Street nga kryeministri Keir Stermer.
Lajmin e bën të ditur BBC, duke theksuar rëndësinë ceremoniale që Mbretëria e Bashkuar i ka dhënë qëllimisht këtij takimi, pas poshtërimit që Zelensky pësoi nga presidenti amerikan Donald Trump në Uashington.
Lajmi kryesor:
Trump e përzuri, kryeministri Starmer pret Zelenskyn në Downing Street: Do të qëndrojmë me ju deri në fund
K.M/ReportTv.al
