Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka mbërritur në numrin 10 të Downing Street për takimin e tij me kryeministrin britanik, Keir Starmer.
Starmer e priti liderin ukrainas me një shtrëngim duarsh dhe e përqafoi, ndërsa të dy pozonin për disa foto. Një turmë njerëzish e mbledhur jashtë ndërtesës brohoriti në momentin e mbërritjes së Zelenskyt.
Volodymyr Zelensky mund të mbështetet te "përkrahja e plotë e Mbretërisë së Bashkuar". Kështu deklaroi kryeministri Starmer, gjatë takimit me presidentin ukrainas në Doëning Street.
"Së bashku me Ukrainën do të qëndrojmë për aq kohë sa të jetë e nevojshme," ka shtuar ai, sipas asaj që raporton The Guardian.
Një ditë më parë, të enjten më 27 shkurt, Starmer ishte në Uashington ku u takua me presidentin Donald Trump, përpara vizitës së Zelenskyt.
Më herët. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, falenderoi Shtetet e Bashkuara dhe Trump për mbështetjen ndaj Kievit, përmes një postimi në rrjetin social “X”.
Lideri ukrainas shprehu gatishmërinë e tij për nënshkrimin e marrëveshjes për mineralet e rralla me SHBA, por thekson se paqja në Ukrainë kërkon garanci sigurie.
"Jemi shumë mirënjohës ndaj Shteteve të Bashkuara për gjithë mbështetjen. Jam mirënjohës ndaj Presidentit Trump, Kongresit për mbështetjen e tyre dypartiake dhe ndaj popullit amerikan. Ukrainasit gjithmonë e kanë vlerësuar këtë mbështetje, veçanërisht gjatë këtyre tre viteve të pushtimit në shkallë të gjerë," ka shkruar Zelensky.
"Jemi vërtet mirënjohës. Duam vetëm marrëdhënie të forta me Amerikën dhe me të vërtetë shpresoj që do t'i kemi",- thekson ai.
Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, ka ftuar dhjetëra udhëheqës evropianë dhe të Bashkimit Evropian në samitin që do të organizojë më 2 mars në Londër, takim që synon të “çojë përpara” veprimet për Ukrainën dhe sigurinë, ka njoftuar zyra e tij.
Presidenti i Ukrainës Volodymir Zelensky u takua me kryeministrin britanik Keir Starmer në Downing Street, pas vizitës së tij në Shtëpinë e Bardhë të premten.
Zelensky e falënderoi Starmerin për mbështetjen që Mbretëria e Bashkuar i ka dhënë Ukrainës që nga fillimi i luftës. Ai gjithashtu konfirmoi se sot do të takohet me Mbretin Charles.
Zelensky është shfaqur i përlotur dhe i emocionuar përballë Starmer në Down Street teksa mori mbështetjen e Britanisë për Ukrainën.
Pamjet kanë tërhequr vëmendjen e mbarë botës, si një kontrast i thellë me atë që bota pa mbrëmë mes Zelensky-Trump.
Keir Starmer dhe Volodymyr Zelensky, 1 mars 2025
Mbretëria e Bashkuar ka njoftuar dhënien e një kredie shtesë prej 2,26 miliardë paundësh, e cila do të shpërndahet gjatë viteve të ardhshme, për të mbështetur Ukrainën përballë pasojave të luftës me Rusinë.
Lajmin e ka bërë të ditur qeveria britanike pas takimit të sotëm në Downing Street midis kryeministrit Keir Starmer dhe presidentit Volodymyr Zelensky, takim që ka pasuar përplasjen mes këtij të fundit dhe Donald Trump.
Marrëveshja do të nënshkruhet nesër nga ministrat e financave të të dy vendeve: ministri ukrainas Serhiy Marchenko dhe kancelarja britanike e Thesarit, Rachel Reeves.
Emmanuel Macron
Emmanuel Macron i ka bërë thirrje Donald Trump dhe Volodymyr Zelensky "për qetësi, respekt dhe njohje të ndërsjellë", një ditë pas përplasjes së bujshme mes tyre në Zyrën Ovale.
"Mendoj se, pasi të kalojë nervozizmi, të gjithë duhet t’i rikthehen qetësisë, respektit dhe njohjes së ndërsjellë, në mënyrë që të mund të ecet përpara konkretisht, sepse çështja në fjalë është tepër e rëndësishme," ka deklaruar presidenti francez në një intervistë për La Tribune Dimanche.
Ndërkohë, Pallati Élysée ka bërë të ditur se Macron ka biseduar mbrëmë me Trump dhe Zelensky.
Mbreti Charles III dhe Volodymyr Zelensky
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, gjatë qëndrimit të tij në Londër, do të takohet edhe me Mbretin Charles III.
Takimi pritet të ndodhë ditën e nesërme, ndërsa lideri ukrainas është pritur këtë të shtunë në Downing Street nga kryeministri Keir Stermer.
Lajmin e bën të ditur BBC, duke theksuar rëndësinë ceremoniale që Mbretëria e Bashkuar i ka dhënë qëllimisht këtij takimi, pas poshtërimit që Zelensky pësoi nga presidenti amerikan Donald Trump në Uashington.
Viktor Orban
Kryeministri hungarez, Viktor Orbán, i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian të hapë bisedime të drejtpërdrejta me Moskën për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë dhe ka ritheksuar se Budapesti do të kundërshtojë një marrëveshje të nivelit të BE-së mbi konfliktin në një samit të ardhshëm.
"Jam i bindur se Bashkimi Evropian, duke ndjekur shembullin e Shteteve të Bashkuara, duhet të nisë bisedime të drejtpërdrejta me Rusinë për një armëpushim dhe një paqe të qëndrueshme në Ukrainë", ka shkruar Orbán në një letër drejtuar António Costa, presidentit të Këshillit Evropian.
Mark Rutte
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, duhet të "rivendosë marrëdhëniet e tij me Trump". Kështu ka deklaruar sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, gjatë një interviste për BBC.
"Ajo që i thashë presidentit Zelensky është: 'Besoj, i dashur Volodymyr, se duhet të gjesh një mënyrë për të riparuar marrëdhëniet e tua me Donald Trump dhe administratën amerikane'", ka bërë të ditur Rutte gjatë intervistës për median britanike.
"Ne duhet të bashkohemi – Shtetet e Bashkuara, Ukraina dhe Europa – për të sjellë një paqe të qëndrueshme në Ukrainë", ka shtuar ai.
Komente

Zelenski nuk po e kuptonte cfare po i kerkonte JD.Vance me fjale te sofistikuara e indirekt,po i kerkonte qe te kthehej ne nje /asskisser/ i Trump qe ka nje ego Musolini e tru e sjellje 3-vjecari.Zelenski duhet t'a kuptonte qe nje idiot si Trump,eshte mize qe kapet me /mjalte/.
PërgjigjuPo ta mbeshtesi dhe Rama, te iki te bej ca fotografi aty apo sja mban me ?
Përgjigju