Bota

Britania e Madhe, kredi e re prej 2,26 miliardë paundësh për Kievin

1 Mars, 21:28| Përditesimi: 1 Mars, 21:30

  • Share

1740861001_a3622d1aea9fac299589c9d9d25116aa.jpg

Keir Starmer dhe Volodymyr Zelensky, 1 mars 2025

Mbretëria e Bashkuar ka njoftuar dhënien e një kredie shtesë prej 2,26 miliardë paundësh, e cila do të shpërndahet gjatë viteve të ardhshme, për të mbështetur Ukrainën përballë pasojave të luftës me Rusinë.

Lajmin e ka bërë të ditur qeveria britanike pas takimit të sotëm në Downing Street midis kryeministrit Keir Starmer dhe presidentit Volodymyr Zelensky, takim që ka pasuar përplasjen mes këtij të fundit dhe Donald Trump.

Marrëveshja do të nënshkruhet nesër nga ministrat e financave të të dy vendeve: ministri ukrainas Serhiy Marchenko dhe kancelarja britanike e Thesarit, Rachel Reeves.


Lajmi kryesor:

Trump e përzuri, kryeministri Starmer pret Zelenskyn në Downing Street: Do të qëndrojmë me ju deri në fund


K.M/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A nxorën primaret e PD-së kandidatët më të mirë për 11 majin?