Janë identifikuar 14 nga 39 viktimat e gjetura në trajlerin frigorifer në Essex.
Autoritetet Vietnameze i kanë dërguar policisë së Essex listën me emrat e 14 personave të gjetur të vdekur brenda kamionit që transportonte klandestinë për në Britaninë e Madhe. Ata janë të gjithë nga provincat rurale të Vietnamit.
Shkëmbimi i informacionit ka filluar për atë që autoritetet policore besojnë se do të zgjasë disa javë.
Qeveria Kineze gjithashtu i ka kërkuar Policisë Essex të sigurojë më shumë informacion pasi ata dyshojnë se shumë prej viktimave mund të jenë të kombësisë kineze.
Mosha e 14 viktimave nga Vjetnami është rreth 25 vjeç.
Në dt 23 tetor një telefonatë lajmëroi departamentin e policisë se brenda një kamioni ndodheshin trupat e pajetë të 39 personave.
Dyshohet se trajleri vinte nga Belgjika dhe ishte regjistruar në Bullagari
Ministria e Jashtme e Bullgarisë konfirmoi se kamioni ishte i regjistruar në qytetin bullgar Varna, në një kompani në emër të një gruaje nga Irlanda.
Vdekja e tyre ishte shkaktuar nga temperatura e ulët brenda frigoriferit.
Deri tani policia ka vënë në pranga 3 persona nga Irlanda veriore, të dyshuar si pjesë e një grupi kriminal që bënin transportin e emigrantëve të paligjshëm për në Britaninë e Madhe.