Britania shkon në zgjedhje të përgjithshme të parakohshme. Kryeministri britanik Rishi Sunak pritet të shpallë datën 4 korrik.
Kjo është dhe arsyeja që Sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe, David Cameron ndërpreu vizitën para kohe që kishte në Tiranë, shkruan BBC.
Cameron ishte parashikuar të largohej nga Tirana në mbrëmje por u largua me 2 orë me urgjencë menjëherë pas deklaratës së përbashkët me kryeministrin Edi Rama. Madje nuk u mbajt as konferenca për median, duke mbetur vetëm në një deklaratë për median
Në vizitën e tij rreth 2 orëshe në Tiranë Sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe, David Cameron pati kohë vetëm për një takim me Kryeministrin Rama, ndërsa nuk u takua me presidentin Bajram Begaj dhe drejtuesin e SPAK, Altin Dumani.
Gjatë takimit me kryeministrin Edi Rama Cameron tha është gati të financojë për hekurudhën Durrës-Prishtinë. Gjithashtu partneriteti me Shqipërinë është shembulli se si Britania e Madhe punon me partnerët në nivel global në luftën kundër emigracionit të paligjshëm nënvizoi sekretari i Jashtëm britanik.
Ndërkohë zyra e Jashte Britanike informoi në X se Cameron dhe presidenti Begaj zhvilluan më pas një bisedë telefonike ku folën rreth rolit të rëndësishëm të Shqipërisë në NATO dhe mbështetjen ndaj Ukrainës.
Qeveria britanike zhvilloi një mbledhje urgjente ku caktoi datën e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Ka qenë kryeministri Sunak që doli në një konferencë për shtyp pas mbledhjes së qeverisë ku shpalli zyrtarisht datën e zgjedhjeve më 4 korrik.
Ai u shpreh se sfidat me të cilat është përballur partia në pushtet kanë qenë të shumta që nga pandemia Covid-19 e deri tek pushtimi i Ukrainës nga Rusia.
Sakaq, sfidë e madhe deklaroi Sunak ka qenë edhe migracioni, e cila sipas tij është përdorur si armë për të cënuar kufijtë e Britanisë.
Lajmi ne perditesim...