Britania e Madhe do të mbështesë me fonde dhe ekspertizë ndërtimin e hekurudhës Durrës Prishtinë, ishte ky lajmi me të cilin kryeministri Edi Rama e nisi deklaratën e përbashkët për shtyp me Sekretarin e Jashtëm të Britanisë së Madhe, David Cameron pas takimit kokë më kokë.
“Kjo hekurudhë është një element kyç i projektit të rritjes së kapaciteteve të lëvizjes jo vetëm mes dy vendeve tona, por në rajone e më gjerë duke pasur parasysh që së shpejti hapim garën ndërkombëtare për portin e ri tregtar të Durrësit. Ky është një projekt që tejkalon interesin e dy vendeve tona dhe Mbretëria e Bashkua", tha Rama.
Fjalën e tij Sekretari i Jashtëm të Britanisë së Madhe, e nisi me vlerësime për Shqipërinë të cilën e konsideroi një histori suksesi jo vetëm për zhvillimin ekonomik, por edhe për rolin e saj në arenën ndërkombëtare.
“Êshtë vërtet një kënaqësie veçantë për mua që jam në Shqipëri sot. Një nga arsyet pse dëshiroja të vija dhe më vjen keq që është dashur kaq shumë kohë dhe që është një vizitë e shkurtër, por një nga ato arsye është që të festonim suksesin tuaj. Shqipëria është vërtetë një histori suksesi, nga aspekti ekonomik, sukses në NATO. Ju gjithashtu në mënyrë të suksesshme keni bërë të pamundurën dhe një punë të shkëlqyer dhe një lidership shumë të madh në Këshillin e Sigurimit”, tha Cameron.
Në vizitën e shkurtër vetëm 2-orëshe në Tiranë, sekretari i jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar mesazhet i kishte të qarta. Pa nguruar ta cilësojë të suksesshme punën e bërë deri më tani mes palëve, kërkoi vazhdimin e luftës së përbashkët kundër emigracionit të paligjshëm drejt Britanisë së Madhe. Sa i takon menaxhimit të flukseve të emigracionit Cameron tha se kur “Ballkani ia del mbanë Europa Ia del mbanë”.
“Jemi shumë të kënaqur me rezultatet e arritura, por operacioni ynë i përbashkët do të vazhdojë dhe gatishmëria në dekurajimin e flukseve të këtij trafiku do të jetë maksimale edhe në vazhdim”.
"Ka qenë një partneritet vërtet i mrekullueshëm, shumë pozitiv , shumë i arrirë dhe shpresoj të jetë shembull edhe për të tjerët, sepse në të gjithë Europën problemi i migracionit të parregullt është një problem që hasen të gjithë. Në rastin e Shqipërisë dhe të Mbretërisë së Bashkuar ju keni treguar se jeni novator, dhe në saj të kësaj pune arrini rezultate të shkëlqyera", deklaroi Sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe.
Partneriteti me Shqipërinë Cameron theksoi se është ndër më të frytshmit dhe më pozitiv për Mbretërinë e Bashkuar.
“Ajo që mund të them unë nga këndvështrimi britanik dhe flas këtu në emër të kryeministrit tonë, Rishi Sunak është se kjo ka qenë, është dhe do të jetë një nga partneritetet më të frytshme dhe më pozitive për ne. Për eksportet për shembull janë rritur me 20%. Ne kemi projekte shumë emocionuese, si për shembull hekurudha që ju shpjeguat nga Prishtina në Durrës, që do të jetë shumë e rëndësishme, jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për Kosovën dhe për të gjithë rajonin”, tha ai.
Ai vlerësoi edhe lidershipin e kryeministrit Rama.
“Për këtë dëshiroj t’ju falënderoj juve, për lidershipin tuaj. Jo vetëm sepse keni fituar më shumë zgjedhje ç’kam fituar unë dhe që vazhdoni në detyrë, por sepse keni dhënë një drejtim kaq të qartë për atë se ku dëshironi të arrijë Shqipëria dhe se ku duhet të jetë Shqipëria në sferën e NATO-s dhe të BE-së”, deklaroi Cameron.
Ecuria e proceseve të paqtimit dhe bashkëpunimit në rajon ishin gjithashtu në qendër të takimit të zhvilluar sot në Tiranë mes tyre, shtoi kreu i qeverisë Rama.
"Cameron është një mbështetës i vendosur i këtyre proceseve dhe dihet botërisht që Mbretëria e Bashkuar ka shprehur vazhdimisht një interes të veçantë për të parë normalizimin e plotë të marrëdhënieve rajonale dhe për të parë përfundimin me sukses të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, ku ka pasur hapa pozitivë, po ku në vijimësi ka edhe ne ngecje në vend apo në vijimësi ndihet edhe rreziku i kthimit mbrapa”.
Cameron mbylli vizitën me deklaratën e përbashkët me Kryeministrin Rama në kryeminstri pa u takuar me Presidentin Begaj për shkak të mbledhjes urgjente në Britani ku dhe kryeministri Rishi Sunak njoftoi datën e zgjedhjeve të parakohshme.
Sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe, James Cameron zhvilloi një bisedë telefonike me presidentin shqiptar Bajram Begaj ditën e sotme.
Cameron ishte për një vizitë zyrtare në Tiranë ku u takua me kryeministrin Rama dhe sipas axhendës do takohej më pas edhe me Begajn, por Lord Cameron u detyrua të shkojë me shpejtësi në Londër për një mbledhje qeverie, ku kryeministri Sunak lajmëroi datën e zgjedhjeve të përgjithshme më datë 4 korrik.
Megjithatë Cameron sipas Zyrës së Jashtëm të Komonuelthit, ka zhvilluar një telefonatë me presidentin shqiptar ku kanë folur për rolin e Shqipërisë si aleate e NATO-s dhe mbështetjen për Ukrainën.
The Foreign Secretary had a call with Albanian President @BajramBegajAL today following his visit to Tirana.
— Foreign, Commonwealth & Development Office (@FCDOGovUK) May 22, 2024
They discussed Albania’s important role as a close NATO ally and reaffirmed our steadfast support for Ukraine and confronting regional challenges.
Edhe presidenti Begaj përmes një postimi në rrjetin social X shkruan se gjatë bisedës telefonike ishte diskutuar për forimin e mëtejshëm të lidhjeve mes dy shteteve si dy aleatë të NATO-s
“Mirënjohës për mbështetjen e fuqishme të MB-së në mbrojtje, siguri kibernetike, polici dhe reformën gjyqësore, krahas përpjekjeve tona të përbashkëta për të luftuar krimin dhe korrupsionin” tha Cameron.
Gjithashtu falenderoi Britaninë për rritjen e numrit të trupave të Mbretësisë së Bashkuar pjesëmarrëse në KFOR.
Had a call today with Lord@David_Cameron, the British Secretary of State for Foreign, Commonwealth, and Development Affairs.
— Bajram Begaj (@BajramBegajAL) May 22, 2024
We discussed further strengthening our ties as longstanding NATO allies.
Grateful for the UK's robust support in defense, cybersecurity, police, and…
Në një deklaratë të përbashkët për shtyp me kryeministrin Edi Rama, Sekretari i Shtetit për Çështjet e Jashtme, të Mbretërisë së Bashkuar Lord David Cameron deklaroi sot se, në rast se ka probleme në Ballkanin perëndimor atëherë ka probleme dhe në Evropë
“Faleminderit për atë që thatë që unë jam mik i Ballkanit Perëndimor dhe i rajonit. Në fakt për mua ky është kompliment vërtet i madh. Në fakt unë kam një këndvështrim shumë të drejtë dhe të thjeshtë që kur Ballkani Perëndimor ia del mbanë atëherë Evropa ia del mbanë. Në rast se ka probleme në Ballkanin Perëndimor atëherë ka probleme dhe në Evropë”, tha Camreon teksa iu drejtua kryeministrit Rama.
Ai shprehu interesin për të ndihmuar me procesin e paqtimit në Ballkanin Perëndimor.
“Në fakt është në interesin tonë të përbashkët që të ndihmojmë me procesin e paqtimit, të rritjes ekonomike dhe të mirëkuptimit dhe për mua kjo është përparësi dhe ka qenë përparësi dhe kur kam qenë kryeministër dhe në këto muaj unë do të vijoj me këtë punë”.
Kreu i qeverisë Edi Rama nuk i ka kursyer batutat gjatë konferencës së përbashkët me me Sekretarin e Shtetit për Çështjet e Jashtme, Commonwealth-in dhe Zhvillimin e Mbretërisë së Bashkuar, Lord David Cameron.
Ai i tha se ka dhënë fjalën që do të vijë sërish në Shqipëri, e se tani duhet të vërtetojë nëse është politikan që e mban apo jo fjalën.
“E përsëris që ke premtuar që do kthehesh prapë, kështu që janë gjithë shqiptarët do të të shohin që a je një politikan që mban premtimet apo jo”, u shpreh Rama në fund të fjalës së tij.
Por Cameron premtoi se do të rikthehet sërish në Shqipëri.
“E mbaj premtimin se do të rikthehem për diskutime të mëtejshme gjatë vitit. Urime për gjithçka që keni arritur.”, tha Cameron.
Sekretari i Jashtëm britanik, David Cameron deklaroi se Shqipëria duhet të çojë përpara me reformat, ndërsa shprehu gatishmëri se Mbretëria e Bashkuar do të ndihmojë të japë kontribut në sistemin gjyqësor.
“Jo vetëm që keni fituar më shumë zgjedhje se unë se vazhdoni në detyrën, por keni dhënë shembull të qartë se ku duhet të jetë Shqipëria. Flas në emër të Sunak; kjo ka qenë dhe do të jetë një nga frytet më pozitive për ne. Eksportet janë rritur me 20%. Sa i përket krimit të organizuar dhe krimit të rëndë, po ndihmojmë dhe në modernizimin e gjyqësorit tuaj. Ju vazhdoni me reformat tuaja. Sa i takon shifrave të emigracionit, ka pasur rezultate pozitive.
Ky është një problem të cilin duhet ta përballoni ju. Keni treguar se jeni inovator dhe krijues, dhe punoni për këto partneritet. Ekonomia juaj është rritur, sektori i turizmit është rritur. Do të ketë më shumë mundësi që njerëzit të rrinë në Shqipëri. Kur Ballkani Perëndimor ia del mbanë, ia del dhe Europa. Jam vërtetë i kënaqur që të vini në Britani më 18 korrik dhe jo në 2 qershor siç thatë ju se nisa të shqetësohesha. Nuk do të mbahet në Londër”, tha Cameron në krah të Ramës, teksa të dy mbajtën një konferencë të përbashkët për shtyp.
Një histori suksesi e ka quajtur Sekretari i Jashtëm britanik David Cameron përfaqësimin e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit në OKB në NATO, por edhe rritjen ekonomike. Gjatë konferencës për shtyp me kryeministrin Edi Rama Sekretari i Jashtëm britanik tha se në Shqipëri donte të vinte për të festuar për suksesin tonë. Cameron falënderoi Ramën për drejtimin e qartë që i ka dhënë Shqipërisë.
“Një nga arsyet pse doja të vija është për të festuar suksesin tuaj sepse Shqipëria është histori suksesi. Ekonomik në Nato, lidershipi juaj në Këshillin e Sigurimit. Keni dhënë një drejtim kaq të qartë për atë se ku doni të arrijë Shqipëria dhe se ku duhet të jetë në sferën e Natos dhe të BE. Ka qenë është dhe do jetë një nga partneritetet më pozitive për ne. Për eksportet për shembull. Hekurudha nga Prishtina në Durrës që do jetë e rëndësishme për të gjithë rajonin. Puna që po bëjmë për të arritur anëtarësimin e Ukrainës në NATO por edhe për mbështetjen e drejtpërdrejtë që i japim njëri tjetrit. Ne me kënaqësi po ndihmojmë edhe në gjyqësor. Ka qenë partneritet i arrirë dhe shumë pozitiv shembull për të gjithë. Faleminderit për atë që thatë se jam mik i Ballkanit dhe rajonit”
Britania e Madhe do të përfshihet në financimin për hekurudhën Durrës Prishtinë. Lajmi u dha nga kryeministri Rama në konferencën me sekretarin e jashtëm britanik.
"Në planet e bashkëpunimit bilateral dëshiroj të theksoj se kemi diskutuar për përfshirjen e Mbretërisë së Bashkuar në një projekt strategjik me rëndësie të veçantë për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin, që është hekurudha Durrës-Prishtinë. Element kyç i projekt të rritjes së kapaciteteve të lëvizjes, jo vetëm mes dy vendeve tona, por në rajon dhe më gjerë, duke pasur parasysh se së shpejti në hapim garën ndërkombëtare për portin e ri tregtar të Durrësit. Jemi në pritje të përgjigjes përfundimtare të NATO-s për krahun ushtarak të portit të Durrësit. Njëkohësit edhe Kosova do të ndërtojë një port të Thatë në Prishtinë. Për të gjitha këto së bashku, ky është një projekt që tejkalon interesin e dy vendeve dhe në të cilin Mbretëria e Bashkuar ka shprehur gatishmërinë të përfshihet me financimin dhe ekspertizën. Mirënjohje sekretarit pasi është një avokat shumë i rëndësishëm i yni në mbështetje të të gjitha proceseve transformuese të rajonit", tha Rama.
Kryeministri Edi Rama në takim me sekretarin e jashtëm Britanik tha se kanë diskutuar edhe për problematikën e emigracionit të paligjshëm. Rama tha se do t’i shkojnë deri në rrënjë këtij problemi.
Kemi folur edhe padyshim për projektin apo programin e përbashkët të luftës kundër trafikut të paligjshëm të qenieve njerëzore dhe patjetër që jemi shumë të kënaqur me rezultatet e arritura, por operacioni ynë i përbashkët do vazhdojë, gatishmëria në dekurajimin e flukseve të këtij trafiku do të jetë maksimale edhe në vazhdim. Natyrisht lidhet edhe me vullnetin e përbashkët për t’i shkuar në rrënjë këtij problemi.