Në një deklaratë të përbashkët për shtyp me kryeministrin Edi Rama, Sekretari i Shtetit për Çështjet e Jashtme, të Mbretërisë së Bashkuar Lord David Cameron deklaroi sot se, në rast se ka probleme në Ballkanin perëndimor atëherë ka probleme dhe në Evropë
“Faleminderit për atë që thatë që unë jam mik i Ballkanit Perëndimor dhe i rajonit. Në fakt për mua ky është kompliment vërtet i madh. Në fakt unë kam një këndvështrim shumë të drejtë dhe të thjeshtë që kur Ballkani Perëndimor ia del mbanë atëherë Evropa ia del mbanë. Në rast se ka probleme në Ballkanin Perëndimor atëherë ka probleme dhe në Evropë”, tha Camreon teksa iu drejtua kryeministrit Rama.
Ai shprehu interesin për të ndihmuar me procesin e paqtimit në Ballkanin Perëndimor.
“Në fakt është në interesin tonë të përbashkët që të ndihmojmë me procesin e paqtimit, të rritjes ekonomike dhe të mirëkuptimit dhe për mua kjo është përparësi dhe ka qenë përparësi dhe kur kam qenë kryeministër dhe në këto muaj unë do të vijoj me këtë punë”.
Lajmi kryesor:
David Cameron në Tiranë: Vazhdoni reformat, ju mbështesim në trajnimin e gjyqtarëve! Punë e mirë kundër emigracionit! Rama: Britania do financojë hekurudhën Durrës-Prishtinë
B.K/ReportTv.al