Cameron-Ramës: Shqipëria histori suksesi në aspektin ekonomik, në NATO dhe Këshill të Sigurimit në OKB! I keni dhënë drejtim të qartë

22 Maj, 12:49| Përditesimi: 22 Maj, 13:15

  • Share

Një histori suksesi e ka quajtur Sekretari i Jashtëm britanik David Cameron përfaqësimin e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit në OKB në NATO, por edhe rritjen ekonomike. Gjatë konferencës për shtyp me kryeministrin Edi Rama Sekretari i Jashtëm britanik tha se në Shqipëri donte të vinte për të festuar për suksesin tonë.  Cameron falënderoi Ramën për drejtimin e  qartë që i ka dhënë Shqipërisë.

“Një nga arsyet pse doja të vija është për të festuar suksesin tuaj sepse Shqipëria është histori suksesi. Ekonomik në Nato, lidershipi juaj në Këshillin e Sigurimit. Keni dhënë një drejtim kaq të qartë për atë se ku doni të arrijë Shqipëria dhe se ku duhet të jetë në sferën e Natos dhe të BE. Ka qenë është dhe do jetë një nga partneritetet më pozitive për ne. Për eksportet për shembull. Hekurudha nga Prishtina në Durrës që do jetë e rëndësishme për të gjithë rajonin.  Puna që po bëjmë për të arritur anëtarësimin e Ukrainës në NATO por edhe për mbështetjen e drejtpërdrejtë që i japim njëri tjetrit.  Ne me kënaqësi po ndihmojmë edhe në gjyqësor. Ka qenë partneritet i arrirë dhe shumë pozitiv shembull për të gjithë. Faleminderit për atë që thatë se jam mik i Ballkanit dhe rajonit”


Lajmi kryesor:

David Cameron në Tiranë: Vazhdoni reformat, ju mbështesim në trajnimin e gjyqtarëve! Punë e mirë kundër emigracionit! Rama: Britania do financojë hekurudhën Durrës-Prishtinë


B.K/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?