Brokoli me patate dhe vezë në furrë nga zonja Vjollca

30 Nëntor 2020, 09:47| Përditesimi: 30 Nëntor 2020, 11:08

  • Share

Brokoli me patate dhe vezë në furrë

Përbërësit:

300 gr brokoli ( 1 tufë)

200 gr patate

120 gr djath I butë

kripë dhe piper të zi

pak vaj ulliri 

6 vezë

1 domate

1 qepë

2 lugë gjelle krem kosi

Përgatitja:

Pastrojmë brokolin dhe 1/2 e tij e grijmë me rende ose në një tas ku do të shtojmë pataten e grirë në rende nga ana më e trashë, 120 gr djath pice, kripë dhe piper të zi I përziejmë të gjithë përbërësit sëbashku. Në një tavë tortë shtojmë letër pjekje dhe e lyejmë sipërfaqen me vaj. Shtojmë në të brokolin e përzjerë me ptate dhe djath e nivelojmë duke ngjitur pjesën anësorë baraz me lartësinë e tavës. Vendosim tavën në furrë në temperaturë 180 gradë Celsius për 20-25 minuta. Në një tas vendosim 6 vezë të plota dhe I rrahim, duke shtuar në të brokolin e mbetur ( në lule) , 1/2 e djathit 1 qepë në kubikë të vegjël dhe 1 domate ( tavën e saj) në kubikë, krem kosi, kripë dhe piper të zi përziejmë mirë. Nxjerrim tavën nga furra dhe shtojmë në të përzjerjen me vezë, djath dhe brokoli e nivelojmë dhe e vendosim tavën përsëri në furrë në temperaturë 180 gradë Celsius për 25 minuta të tjera. pasi të kalojë kjo kohë e nxjerrim nga furra dhe pasi të ftohet pak e presim dhe e servirim.

D.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?