Brokoli me proshutë dhe vezë ( në furrë)
Përbërësit:
1 brokoli rreth 800 gr
1 qepë
100 gr proshutë cotto ose pulë
4 kokrra vezë dhe 2 lugë gjelle pana
kripë dhe piper të zi
150 gr djath mozzarella
2 lugë gjelle vaj ulliri
Përgatitja:
Fillimisht pastrojmë brokolin dhe vendosim për të zjerë për 4 minuta. E kullojmë dhe e vendosim në një enë të ftohtë me akull. Lyejmë një tavë mesatare me vaj ulliri dhe vendosim në të brokolin e zjerë. Shpërndajmë në të qepë të grira shumë hollë dhe kubikë të vegjël, proshutë. Në një tas rrahim 4 kokrra vezë, pana, kripë dhe piper të zi dhe e hedhim mbi brokoli. Mbulojmë vezën me djath mozzarella të grirë në rende dhe vendosim tavën në furrë në temperaturë 180 gradë Celsius për 25-30 minuta.