Kanë nisur 'ethet' e Kombëtares. Kuqezinjtë nisin fushatën kualifikuese për Botërorin 2026 në Grupin K dhe përballë në sfidën e parë kanë Anglinë. Dueli i Londrës zhvillohet më 21 mars, ndërsa më 24 mars Andorra vjen në Tiranë. Tanimë për dy ndeshjet e para kualifikuese Sylvinho e ka gati listën, e cila do jetë zyrtare më gjasë të premten e kësaj jave në orën 11:00.
Risi në këtë listë është emri i Etnik Brrutit, mesfushorit të Malishevës dhe kapitenit të Kosovës U-21 i cili ka shkaktuar shumë debat me largimin nga Dardanët. Tanimë Brruti është pajisur edhe me pasaportën shqiptare dhe duket gati për të debutuar.
Shqetësim për këtë grumbullim sjellin dëmtimit, me Ardian Ismajlin që vijon të ketë probleme, ndërsa Mario Mitaj i është kthyer përgatitjeve. Së bashku edhe me Manajn, treshja do vëshgohen dhe do mbahen në konsideratë deri në momentet e fundit, në të kundërt braziliani Sylvinho do i drejtohet listës së pritjes, ku me gjasë emrat e afruar do jenë në mbrojtje.
Në një vëzhgim të shqiptarja.com dhe Report Tv, lista më poshtë është më e mundshmja e formuluar nga Sylvinho, ndërsa FSHF është duke bindur edhe sulmuesin e Lazios, Arijon Ibrahimovic për të qenë pjesë e Kombëtares. Tanimë Sylvinho e ka një ide të qartë për emrat, ku veç dëmtimeve edhe minutat e pakta për shumë lojtarë janë një "dhimbje koke" për të.
Lista me emrat e mundshëm që mund të jenë pjesë e Kombëtares në mars:
Në portë: Strakosha, Sherri, Kastrati
Mbrojtja: Ajeti, Aliji, Gjimshiti, Kumbulla, Mihaj, Balliu
Mesi i fushës: Ramadani, Asllani, Etnik Brruti, Laçi, Medon Berisha, Nedim Bajrami
Sulmi: Seferi, Muçi, Arbër Hoxha, Jasir Asani, Anis Mehmeti, Myrto Uzuni, Mirlind Daku
Në dyshim nga lëndimi: Ardian Ismajli, Mario Mitaj, Rey Manaj
Lista e pritjes: Dajsinani, Rrapaj, Hadroj, Edison Ndreca, Abrashi
Të dëmtuar: Broja, Tuci, Hysaj
Grupet kualifikuese të Botërorit 2026
Komente

Duhen 4 pike ne keto ndeshje Barazjm me Angline Fitore me Andorre Suksese cunave
PërgjigjuSuksese, jemi NJE!
Përgjigju