Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur një komentuesi i cili i tha se ka kopjuar programin e PD. Rama iu përgjigj se është shumë i molepsur dhe nuk e ndihmon dot. Sa i takon akuzave për kopjim të programit të PD, Rama i quan qesharake dhe thotë se me këtë program po anëtarësojnë Shqipërinë në BE.
Rama: Vdeshka unë ju të programeve, që kur publikohet edhe 3 minuta program kaloni në stacionin tjetër.
Qytetari: Kjo tregon që është më i mençur bufi se ty o kopjac.
Rama: Je shumë i molepsur i dashur, nuk e di si mund të të ndihmoj. Kjo kopjimi i programit është shumë qesharak, programet janë rrugëve, nuk e di sa programe ka rrugëve, mijëra-mijëra që mund t’i shohësh, t’i adoptosh. E kam thënë edhe më parë, ne kemi një program pune, një program me të cilin po anëtarësojmë Shqipërinë në BE. BE nuk i afrohet fare vendeve që nuk përmbushin standardet. Nëse BE na sheh si vendin më të mundshëm për tu anëtarësuar nga gjithë rajoni, kjo tregon se shikon faktet, shikon se çfarë progresi i jashtëzakonshëm është bërë. Kur ne morëm detyrën nuk na shihnin fare si opsion për tu anëtarësuar.
Lajmi kryesor:
Rama: Me diasporën, rezultat spektakolar! Akuzat se kopjuam programin, qesharake! Nuk ishte Kodi i Da Vinçit! S’ka integrim me bufin, BE s’është studio konsulence
SI.E./ReportTv.al