Në bashkëbisedimin me ndjekësit në rrjete sociale, kryeministri Edi Rama zbuloi një dhuratë që ka marrë nga një emigrant në Athinë, për të cilën tha se do të jetë simbol i fitores më 11 Maj. Kreu i qeverisë u shpreh i bindur se me votën e diasporës, PS do të triumfojë dhe do të arrijë një fitore spektalolare.
Rama ironizoi opozitën për akuzat se iu ka kopjuar programin, duke i cilësuar si qesharake, ndërsa shtoi se nuk bëhet fjalë për Kodin e Davinçit. Programi i tyre i Shqipërisë Madhështore është një farsë tha kryeministri.
“Mirënjohje për shqiptarët e Greqisë, në Kretë dhe Athinë dhe na mikpritën dhe na mbështetën me shumë zjarr. Ndërkohë që përtej asaj që ishte një emocion si gjithmonë i posaçëm i komunikimit dhe i përjetimit në një sallë të mbyllur, na u dha mundësia që të takojmë plot të tjerë, të bashkëbisedojmë dhe ndjejmë dëshirën për t’u përfshirë në sfidën e bukur të 11 Majit. Fatkeqësisht një pjesë nuk janë regjistruar sepse ose e kanë lënë për në fund ose nuk janë informuar si duhet ose kanë pasur probleme me regjistrimin. Një numër i konsiderueshëm që thanë se kanë bërë plan që të vijnë këtu. Dua të falënderoj në mënyrë të posaçme zotërinë që më solli këtë në takimin e Athinës. Do të qëndrojë këtu s simbol i një fitoreje të paharrueshme, fitore me notën 10 për PS. Diku në një sallë kam një dorë tjetër që më ka dhuruar dikush tjetër, me një nga fushatat, nuk e kujtoj se cila prej tyre, me dy gishta dhe me trëndafilin. Tjetër fitore të bukur, kështu që shumë faleminderit edhe kam besimin që me votën e diasporës do të arrijmë diçka spektakolare.”, u shpreh Rama.
Kreu i qeverisë ironizoi Berishën, teksa tha se BE nuk merr në konsideratë njerëz që kanë probleme me drejtësinë. Rama tha se PD nuk do të zgjidhet asnjëherë nga shqiptarët nëse nuk reflekton dhe kupton se është një parti në pikë të hallit. Nuk kurseu komentin edhe për LaCivita, këshilltarin e Trump me të cilin mburret Berisha, ndërsa tha se BE nuk është studio konsulence që vjen nga SHBA dhe paguhet me shifra marramendëse.
"Këtë bëhet fjalë me individë që kanë probleme të hapur me drejtësinë, si mendoni ju që BE këto nuk i merr në konsideratë, apo është një studio konsulence që paguhet me kushedi se sa dhe se si paguhet dhe vjen nga Amerika këtu se paguhet dhe bën fushatë për një palë dhe këtu mbyllet filmi. Nuk mbyllen kështu filmat me BE, janë ndryshe. As me Amerikën.", u shpreh Rama.
Nuk la pa përmendur edhe Primaret e PD, duke thënë se e kanë kontaktuar kandidatë të këtij procesi për t’iu bashkuar PS.
“Ato primaret që thonë gjithçka në fakt, jo vetëm 'ujku por edhe bufi qimen e ndërron po zakonin se harron. Bufi i kënetës është një buf tjetër, jo bufi i famshëm i mitologjisë", tha Rama.
Kryeministri përsëriti edhe njëherë thirrjen se me 11 Maj, shqiptarët duhet të shmangin dallimet partiake dhe të votojnë për integrimin e vendit në BE, gjë që sipas tij, arrihet vetëm me votën ndaj tij dhe PS.
Kryeministri Edi Rama nuk ka kursye batutat mëngjesin e sotëm kur një një komentues e pyeti se me sa sheqer e pi kafen.
Rama: Me sa sheqer e pi kafen? Me zero sheqer. Edhe në fakt kur më thonë a do sheqer, i them jo se jam i ëmbël vetë dhe në fakt jam më i ëmbël se sa dukem në të vërtet. Ishte dhe një gjë shumë e bukur me këta, të rinjtë e FRPD-së pasi ndënjtëm nja 1 orë, më thoshin mua, ‘Ore po pse kështu je ti?’. Në fakt je ndryshe nga televizori, në fakt unë jam ashtu si jam, por nuk e di pse më tregon televizori të zymtë, se di pse. Megjithatë çfarë rëndësie ka kjo unë nuk jam kandidat në ndonjë martesë, sepse kam një martesë të lumtur nuk jam për tu dukur bukur, apo për tu dukur i ëmbël apo i thartë. Jam këtu për të bërë punën dhe kjo është gjëja më e rëndësishme.
Kryeministri Edi Rama ka folur mëngjësin e sotëm në rubrikën ‘Sy më sy’ si çdo të martë dhe të enjte.
Rama ka ironizuar opozitën dhe këshilltarin e jashtëm Chris LaCivita në lidhje duke nënkuptuar se nga burojnë të ardhurat për punën e tij.
"Nuk është muhabet, nuk është mubabet kënete që hajt po mblidhemi dhe po bëjmë një program dhe po marrim dhe sherifin. Po na vjen dhe sherifi. Këta turista janë të gjithë të mirëpritur të vinë, po këta turista që marrin kaq shumë para dhe si i marrin është një pyetje. Ku gjenden gjithë ato para për këta lloj turistash. Megjithatë të vinë, bujrum të vinë", tha Rama.
Kryeministri Edi Rama tha se PS është një “shkollë” e promovimit të të rinjve. Gjatë bashkëbisedimit live me ndjekësit, ai tha se kur erdhi në pushtet, PS kishte një gjeneratë të re, ndërsa sot, po përgatitet për një tjetër brez. Nuk la pa ironizuar edhe partitë e reja të vogla, duke iu referuar si “moçalishte”.
“Unë kam një opinion të krijuar në vite e eksperienca tanimë që çështja e skuadrës është e skuadrës në kuptimin që nuk është çështje individësh, por funksionimi i gjithë skuadrës. Ajo qe them është se PS është shkollë e vërtetë e kultivimit dhe promovimit të të rinjve dhe sot ka një skuadër, që është skuadra më e re. I kemi të rinjtë me shumicë në listën e mbyllur. Ky është ndryshim i madh me të tjerët.
Të votosh moçalishtet e reja që janë hapur, mund të kesh në parlament një person, ndërkohë që duke votuar për ne, do të kesh shumë të rinj e të reja në parlament, që janë praktikisht baza e gjeneratës tjetër të lidershipit të PS. Sot lidershipi i PS përbëhet nga një gjeneratë që ishte e re kur ne morëm detyrën. Tani një tjetër gjeneratë po rritet hap pas hapi në akademinë politike me hapësirat që kemi krijuar, kemi bërë trasnformim radikal të skuadrës që kishim", tha Rama.
Një farsë të madhe e quan kryeministri Edi Rama programin e ‘Shqipërisë Madhështore’, duke thënë se më 12 maj premtojnë minimum jetik 200 euro, por kjo s’mund të ndodhë, u shpreh kreu i qeverisë.
“Programi i Shqipërisë Madhështore veçse është një farsë e madhe, por ka një falsitet total brenda tij se thotë këneta më 12 maj, do bëhen realitet, ne nuk themi kështu, ne themi në Shqipërinë 2030 do arrihen këto parametra, nuk themi që më 12 maj do bëhet realitet minimumi jetik 200 euro, nuk do ndodhë kjo më 12 maj. Si mund të besojnë njerëzit në kënetë, kjo nuk ndodh”, thotë Rama.
Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur një komentuesi i cili i tha se ka kopjuar programin e PD. Rama iu përgjigj se është shumë i molepsur dhe nuk e ndihmon dot. Sa i takon akuzave për kopjim të programit të PD, Rama i quan qesharake dhe thotë se me këtë program po anëtarësojnë Shqipërinë në BE.
Rama: Vdeshka unë ju të programeve, që kur publikohet edhe 3 minuta program kaloni në stacionin tjetër.
Qytetari: Kjo tregon që është më i mençur bufi se ty o kopjac.
Rama: Je shumë i molepsur i dashur, nuk e di si mund të të ndihmoj. Kjo kopjimi i programit është shumë qesharak, programet janë rrugëve, nuk e di sa programe ka rrugëve, mijëra-mijëra që mund t’i shohësh, t’i adoptosh. E kam thënë edhe më parë, ne kemi një program pune, një program me të cilin po anëtarësojmë Shqipërinë në BE. BE nuk i afrohet fare vendeve që nuk përmbushin standardet. Nëse BE na sheh si vendin më të mundshëm për tu anëtarësuar nga gjithë rajoni, kjo tregon se shikon faktet, shikon se çfarë progresi i jashtëzakonshëm është bërë. Kur ne morëm detyrën nuk na shihnin fare si opsion për tu anëtarësuar.
Kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer ironitë për Kryetarin e PD-së Sali Berisha mëngjesin e sotëm. Ai ka thënë se e kanë kontaktuar kandidat nga primaret për t'u bashkuar me PS. Rama tha se primaret tregojnë gjithçka, ndërsa u shpreh se ‘jo vetëm ujku por dhe bufi qimen e ndërron por zakonin se harron’.
"A do të na qëndrojnë rrugët të bashkuara më tutje, do ta shohim. Unë kam shumë simpati për ta shumë respekt kam mësuar disa gjëra kur i sheh nga pozita e dikujt tjetër dhe është një raport shumë pozitiv dhe impakti është shumë pozitiv me thënë të drejtë dhe kemi një sërë individësh që kanë zhvilluar dhe primare që na kanë kontaktuar. Ato primaret që thonë gjithçka në fakt, jo vetëm 'ujku por edhe bufi qimen e ndërron po zakonin se harron. Bufi i kënetës është një buf tjetër, jo bufi i famshëm i mitologjisë", tha Rama.
Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur komenteve mëngjesin e sotëm në rubrikën ‘Sy më sy’.
Një prej komentuesve e ka pyetur në lidhje me marrjen e demokratëve, që sipas tij është duke bërë, duke iu referuar rastit të FRPD-së në Vlorë.
Rama: Nuk është se i mora ata të FRPD, bëhet fjalë për një grup shumë interesant vajzash dhe djemsh që janë të FRPD-së së Vlorës dhe për dikë që ishte nënkryetare e FRPD-s në shkallë kombëtare. Patjetër ka krijuar një impakt dhe janë pozicionuar për të dhënë mesazhin dhe kanë shpjeguar edhe në podkast që do bëjnë fushatën e tyre, por më vete dhe do të më mbështesin mua dhe PS-në si rrjedhojë, por duke e kërkuar vetëm votën e demokratëve pikërisht për atë që unë them. Për mos të humbur asnjë moment nga rruga e anëtarësimit dhe për të marr pasportën për Shqipërinë, që të bëhet përfundimisht qytetar të BE-së.
Kryeministri Edi Rama thotë se më 11 maj, Brukseli duhet të marrë mesazhin e qartë se shumica e shqiptarëve do anëtarësimin në BE.
“Duhet një shumicë domethënëse. Nuk është rastësi, dhe nuk është thjesht për kë do na votojë ne më 11 maj. Është dhe për ata në Bruksel imazhi i fushatës sonë, ndërthurja e ngjyrave dhe e flamujve. Ne po bëjmë një rrugë e dy punë, po japim një mesazh të qartë shqiptarëve, po përpiqemi ti japim mesazh Brukselit duke shpresuar dhe besuar që shqiptarët do ta mbështesin këtë mesazh. Më 11 maj Brukseli do marr mesazh që një shumicë përtej shumicës partiake, kërkon anëtarësimin tani”, tha Rama.
Kryeministri Edi Rama, tha gjatë rubrikës “Sy m’sy”, se PD nuk do të zgjidhet asnjëherë nga shqiptarët nëse nuk vetë përmirësohet. Rama përsëriti edhe njëherë mesazhin për të votuar për integrimin e vendit në BE, ndërsa tha se bufi i kënetës dhe ata që e rrethojnë nuk mund të fitojnë një mandat dhe të dalin para Unionit.
“Mesazhi duhet të jetë i qartë, ne shqiptarët, populli shqiptar, qytetarët e Shqipërisë duam të hyjmë në BE tani. Dhe me këtë mandat, mesazh, unë dhe ne do të shkojmë dhe do të kemi një argument të fortë më shumë për të nxitur procesin. E gjitha një luftë diplomatike, politike nga të katër anët dhe kush nuk e kupton këtë nuk kupton asnjë gjë se si funksionon bota dhe marrëdhëniet ndërkombëtare për një vend si Shqipëria, se për vende si Franca apo Gjermania ka më pak rëndësi se kush është në krye. Për një vend si ne është themelore. Si mund t’i vihet BE përpara bufi i kënetës dhe atë kënetë të madhe dhe BE të thotë se s’ka ndodhur asnjë gjë. Marrin ambasadorin e BE dhe thonë si mendon ti? Si do të thotë BE, do të thotë atë që tha ambasadori se hyrja në BE bëhet në bazë të meritës së vendit, po patjetër kush e diskuton këtë. Nëse vendi i jep mandatin një personazhi me halle të hapura me drejtësinë, për të cilat BE nuk është shprehur në asnjë rast dhe nuk ka lënë të kuptohet se ka ndonjë rezervë për proceset e drejtësisë, kështu që besoj se është.
Ky problem nuk zgjidhet nëse partia në fjalë nuk kupton se është në pikë të hallit dhe nëse ata, të cilët e mbështesin partinë në fjalë nga pasqyrat e kënetës nuk e vënë gishtin në plagë, por e kërkojnë gjetkë. Nëse ata që mbështesin nga pozicione jo drejtpërdrejt jo partiake atë far force vazhdojnë me teoritë se këtu nuk ka zgjedhje, këtu krimi, e këto nuk zgjidhet sepse janë kaq qesharakë sa që gati 1 milion shqiptarë i trajtojnë si njerëz të lidhur me krimin, si të shitur, prandaj nuk zgjidhen. E vetmja zgjidhje është se ajo parti të kuptojë se duhet ta zgjidhë përndryshe do të mbetet e pazgjedhshme dhe nuk do të zgjidhet kurrë nga shqiptarët nëse nuk ndryshon, kështu që nuk është problemi ynë", tha Rama.
Kryeministri Edi Rama ka ironizuar Sali Berishën dhe PD sa i takon çështjes së negociatave. Rama tha se BE nuk i merr në konsideratë njerëzit që kanë probleme me drejtësinë, ndërsa me ironi komentoi edhe marrjen e LaCicvita si këshilltar i PD për fushatën zgjedhore.
“Do jetë rekord historik, jo sepse në jemi ndryshe, nga të tjerët. Jemi ndryshe në disa gjëra, por jo vetëm për këtë, por sepse BE është shumë i interesuar të na marrë neve brenda në këtë moment. Pse nuk është kaq brutale kjo që thuhet se ç’rëndësi ka se kush fiton këtu. Kjo nuk ndodh sepse e para, kjo është çështje e kohës, është çështje e mos humbjes së asnjë minuti se kalendari është shumë i ngjeshur dhe mjafton një lëkundje. Këtë bëhet fjalë me individë që kanë probleme të hapur me drejtësinë, si mendoni ju që BE këto nuk i merr në konsideratë, apo është një studio konsulence që paguhet me kushedi se sa dhe se si paguhet dhe vjen nga Amerika këtu se paguhet dhe bën fushatë për një palë dhe këtu mbyllet filmi. Nuk mbyllen kështu filmat me BE, janë ndryshe. As me Amerikën. Është interesant se si gjithë këto vite dhe një pjesë e këtyre që u rritën në kënetën mediatike, nuk e mësuan akoma, ose bëjnë sikur nuk e kanë mësuar si funksionon BE dhe si funksionon Amerika”, tha Rama.
Kryeministri Edi Rama ka folur ditën e sotme në rubrikën “Sy më sy’ për rëndësinë e përfshirjes së Shqipërisë në BE. Rama ka kërkuar nga shqiptarët e diasporës që të bashkohet në këtë moment si e ka quajtur Rama, në këtë ‘përputhje të fatit’.
"Ndërkohë që tani të gjithë shqiptarëve dhe atyre të Greqisë dhe të Italisë, mbarë botës kudo ku janë u them se ky është momenti ynë, është momenti i përputhjes së fateve në asnjë moment tjetër të kohës qysh se jemi çliruar nga diktatura komuniste dhe kemi hyrë në rrugët e Europës për tu bërë pjesë e pandashme e BE-së. Ky moment e ka përputhur fatin tonë europian dhe fatit të BE-së që sot është i mëshiruar në dëshirën dhe në ambicien për të zgjeruar rradhët dhe gjendemi aty, gjendemi në kohën e duhur. Vendi që ata duan të përfshijnë bashkë me Malin e Zi", tha Rama.
Edi Rama, Kryeministri Shqipërisë mëngjesin e sotëm në rubrikën ‘Sy më sy’ ka ironizuar opozitën për mesazhet,që sipas tij përcjellë çdo mbrëmje për premtimin e tij në lidhje për hyrjen e Shqipërisë në BE. Sipas tij ata që teorizojnë negativisht këtër premtim janë njerëz që kanë përfituar shumë nga ky vend.
"Tani ka disa që teoriozojnë dhe i marr çdo mëngjes nga stafi im, disa shënime që teorizohen mbrëmjeve në pasqyrat e kënetës mediatike. Ka disa që teorizojnë që kjo është kot se në të gjitha rastet BE nuk do ta marrë Shqipërinë. Edhe tjetra nëse do na marrë, do na marrë edhe nëse i humbim zgjedhjet. Janë ca njerëz që u ka ecur mbarë në fakt dhe kanë marrë të gjitha çfarë kanë dashur sepse s'mund të bëj asnjë insinuatë të kësaj natyre. Pjesa më e madhe teorizojnë dhe nuk deklarojnë atë që marrin plotësisht, kjo është qesharake", tha Rama.
Kryeministri Edi Rama i cilësoi si qesharake akuzat e opozitës se iu ka kopjuar programin elektoral. Në bashkëbisedimin me ndjekësit në rrjete sociale, kreu i qeverisë tha se nuk ishte Kodi i Da Vinçit.
"Iu qajnë hallin pensionistëve dhe që iu kopjua programin. Gjëja më qesharake në botë, a thua se bëhet fjalë për ndonjë Kod atomik. A thua se bëhet fjalë për ndonjë Kod kasafortë, të ndonjë sekreti, Kodi i Da Vinçit. Megjithëse iu qajnë hallin pensionistëve, nuk janë kontributin e tyre për Fondin e Sigurimeve Shoqërore, deri këtu është niveli i banaliteti dhe hipokrizisë dhe krijesave kënetore. ”, u shpreh kryeministri.
Komente
