Politikë

‘PS, shkollë e promovimit të të rinjve’, Rama: Po përgatisim një gjeneratë tjetër! Të votosh moçalishtet e reja të hapura...

1 Prill, 09:11| Përditesimi: 1 Prill, 10:26

  • Share

 

Kryeministri Edi Rama tha se PS është një “shkollë” e promovimit të të rinjve. Gjatë bashkëbisedimit live me ndjekësit, ai tha se kur erdhi në pushtet, PS kishte një gjeneratë të re, ndërsa sot, po përgatitet për një tjetër brez. Nuk la pa ironizuar edhe partitë e reja të vogla, duke iu referuar si “moçalishte”.

“Unë kam një opinion të krijuar në vite e eksperienca tanimë që çështja e skuadrës është e skuadrës në kuptimin që nuk është çështje individësh, por funksionimi i gjithë skuadrës. Ajo qe them është se PS është shkollë e vërtetë e kultivimit dhe promovimit të të rinjve dhe sot ka një skuadër, që është skuadra më e re. I kemi të rinjtë me shumicë në listën e mbyllur. Ky është ndryshim i madh me të tjerët.

Të votosh moçalishtet e reja që janë hapur, mund të kesh në parlament një person, ndërkohë që duke votuar për ne, do të kesh shumë të rinj e të reja në parlament, që janë praktikisht baza e gjeneratës tjetër të lidershipit të PS. Sot lidershipi i PS përbëhet nga një gjeneratë që ishte e re kur ne morëm detyrën. Tani një tjetër gjeneratë po rritet hap pas hapi në akademinë politike me hapësirat që kemi krijuar, kemi bërë trasnformim radikal të skuadrës që kishim", tha Rama. 


Lajmi kryesor:

Rama: Me diasporën, rezultat spektakolar! Akuzat se kopjuam programin, qesharake! Nuk ishte Kodi i Da Vinçit! S’ka integrim me bufin, BE s’është studio konsulence


Xh.D/r.k./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?