Politikë

Rama batuta nga ‘Sy më sy’: Kur më thonë pse e pi kafen pa sheqer, i them jam i ëmbël vetë

1 Prill, 09:30| Përditesimi: 1 Prill, 10:34

  • Share

 

Kryeministri Edi Rama nuk ka kursye batutat mëngjesin e sotëm kur një një komentues e pyeti se me sa sheqer e pi kafen.

Rama: Me sa sheqer e pi kafen? Me zero sheqer. Edhe në fakt kur më thonë a do sheqer, i them jo se jam i ëmbël vetë dhe në fakt jam më i ëmbël se sa dukem në të vërtet. Ishte dhe një gjë shumë e bukur me këta, të rinjtë e FRPD-së pasi ndënjtëm nja 1 orë, më thoshin mua, ‘Ore po pse kështu je ti?’. Në fakt je ndryshe nga televizori, në fakt unë jam ashtu si jam, por nuk e di pse më tregon televizori të zymtë, se di pse. Megjithatë çfarë rëndësie ka kjo unë nuk jam kandidat në ndonjë martesë, sepse kam një martesë të lumtur nuk jam për tu dukur bukur, apo për tu dukur i ëmbël apo i thartë. Jam këtu për të bërë punën dhe kjo është gjëja më e rëndësishme.


Lajmi kryesor:

Rama: Me diasporën, rezultat spektakolar! Akuzat se kopjuam programin, qesharake! Nuk ishte Kodi i Da Vinçit! S’ka integrim me bufin, BE s’është studio konsulence


H.K/r.k./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?