Politikë

Rama i përgjigjet komentuesit: Të rinjtë e FRPD-së më thanë do punojmë për pasaportën e BE-së dhe për ty! Do i kërkojmë demokratëve votën

1 Prill, 08:58| Përditesimi: 1 Prill, 10:04

  • Share

 

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur komenteve mëngjesin e sotëm në rubrikën ‘Sy më sy’.

Një prej komentuesve e ka pyetur në lidhje me marrjen e demokratëve, që sipas tij është duke bërë, duke iu referuar rastit të FRPD-së në Vlorë.

Rama: Nuk është se i mora ata të FRPD, bëhet fjalë për një grup shumë interesant vajzash dhe djemsh që janë të FRPD-së së Vlorës dhe për dikë që ishte nënkryetare e FRPD-s në shkallë kombëtare. Patjetër ka krijuar një impakt dhe janë pozicionuar për të dhënë mesazhin dhe kanë shpjeguar edhe në podkast që do bëjnë fushatën e tyre, por më vete dhe do të më mbështesin mua dhe PS-në si rrjedhojë, por duke e kërkuar vetëm votën e demokratëve pikërisht për atë që unë them. Për mos të humbur asnjë moment nga rruga e anëtarësimit dhe për të marr pasportën për Shqipërinë, që të bëhet përfundimisht qytetar të BE-së. 


Lajmi kryesor:

Rama: Me diasporën, rezultat spektakolar! Akuzat se kopjuam programin, qesharake! Nuk ishte Kodi i Da Vinçit! S’ka integrim me bufin, BE s’është studio konsulence


H.K/r.k./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?