Politikë

Rama me asambletë socialiste në Tiranë: Arrestimi i Veliajt i paligjshëm, gjykatës që kanë frikë nga prokurorët janë problem

26 Shkurt, 18:09| Përditesimi: 26 Shkurt, 21:34

  • Share

TIRANË-Të paligjshëm e ka cilësuar kryeministri Edi Rama arrestimin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj. Ditën e sotme, gjatë fjalës së tij nga takimi me asambletë socialiste të 10 njësive të Tiranës, Rama tha se tashmë bashkia ka mbetur pa një drejtues, i cili është votuar edhe nga populli. 

Kryeministri deklaroi se në vend ka gjykatës që kanë frikë nga prokurorët dhe këtë e cilësoi si një problem.

'Arrestimi pa gjyq është i paligjshëm. Dhe mjafton të lexosh vendimin e Strasburgut për të kuptuar se sa shumë nga këto arrestime të paligjshme do t’i paguajë nesër taksapaguesi shqiptar në formën e dëmshpërblimit. Pse? Pse duhet ta marrësh tjetrin, ta fusësh në burg pa gjyq, për të treguar që je i fortë? Për të treguar që je ti e s’ka tjetër këtu? Apo për të treguar që prokuroria dhe gjykata janë e njëjta gjë si në komunizëm? Dhe kjo, më shumë sesa për SPAK-un, është një këmbanë që bie për gjykatësit. Gjykatësit janë aty për të qenë të drejtë, të barabartë, të paanshëm, të pavarur, profesionistë e të tjerë, e të tjerë. Nuk janë aty për të mbajtur anën e prokurorit. Prokurori ka punën e vet, gjykatësi ka një punë tjetër. I ke ngrit një akuzë si i dyshuar. Po ata 250 mijë njerëz që kanë votuar ca janë, ata apo janë kot po një kontratë me këtë milet që duhet ta zbatojë kur je i zgjedhur e kush duhet ti ndjek 1 mije e një punët prokurori apo Noci', tha ai. 

Kryeministri Edi Rama, u ndal tek deklarata e Berishës se nëse vjen në pushtet do të shkrij SPAK. Ai tha se kjo s’do të ndodh.

Rama deklaroi se suksesi i reformës në drejtësi dhe luftës kundër korrupsionit është rezultat i vendosmërisë së Partisë Socialiste dhe jo për shkak të presionit amerikan.

'Ne ja kemi ngritur kokën Shqipërisë dhe e kemi bërë të barabartë me të tjerët. Ajo që po ndodh me drejtësinë dhe lufta kundër korrupsionit nuk do të ndodhte nëse s’do të ishte PS që ta mbështeste këtë proces. Thoshin e bëri Amerika po tani, nuk janë më amerikanët. S’ka më deklarata të ambasadës bravo që u kap filani. Kush e mban tani SPAK dhe gjykatën speciale larg duarve të ‘bufit të kënetës’, bufi tha do ta shkri SPAK, noc rrokun në 11 maj. Ne duhet që të kuptojmë të gjithë se kemi marr përsipër që të transformojnë Shqipërinë dhe transformimi i vendit pa transforimin e drejtësisë nuk është transformim’, tha ai.

Teksa foli për ndryshimet e bëra gjatë qeverisjes socialiste, Rama u ndal edhe tek energjia elektrike. 

“Kur erdhëm ne në qeveri një dekadë më parë, në rrugë nuk flisje dot se nuk dëgjoheshe nga zhurma e gjeneratorit. 10% e miletit nuk e paguante energjinë. Sot, për herë të parë kemi një ulje të përgjithshme të energjisë. E ulëm, sepse kemi ndryshuar komplet qasjen dhe përmbajtjen e sektorit. Ndërkohë, janë disa që thonë s’ju  vjen turp, Shqipërisë ia ka dhënë Zoti dritat. Akoma s’e kanë marrë vesh që dritat s’ti jep Zoti, ia jep OSHEE”,

Ai shprehu ambicien se brenda kësaj dekade, Shqipëria do ta prodhojë vetë energjinë që i duhet. 

“Falë marrëveshjes së arritur me Emiratet e Bashkuara Arabe, brenda 2030 energjinë do të prodhojmë të gjithë vetë. Nga 0 që e kemi gjetur, energjia diellore do shkojë mbi 30%. Edhe lufta po të plasë, nuk do të na ndikojë, s’e do e kemi tonën luftën, madje do eksportojmë”, tha Rama. 

Kryeministri Edi Rama zhvilloi takim me asambletë socialiste të njësive Dajt, Zall-Herr, Zall-Bastar, Shëngjergj, Petrelë, Farkë, Baldushk, Krrabë, Bërzhitë, Lagjia 12 të Tiranës.

Ora 21:32
“Hajde futu brenda që unë të kërkoj prova!” Rama për burgosjen e Veliajt: Kush do t’i ndjekë punët në Bashki, prokurori apo Noci?

 

Duke marrë sërish si shembull vendimin e Gjykatës së Strasburgut për ish-drejtorin e RTSH-së, Thoma Gëllçi, kryeministri Edi Rama tha se masa me burg e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj ishte i paligjshme

Si ke ngritur akuzën, si i pandehur? I ke ngritur një akuzë si i dyshuar! Tani, unë dyshoj për ty. Hajde, njëherë me mua të futesh brenda, që unë të kërkoj prova që ti je siç unë mendoj që ti je? Po kush je ti?! Kush je ti?!

Po 250 mijë njerëzit që kanë votuar? Çfarë janë ata? Apo janë kot?!

Po një kontratë me këtë milet, që duhet ta zbatojë një pushtet i zgjedhur, apo është kot? E kush duhet t’i ndjekë gjithë 1001 punët dhe të mbajë përgjegjësi për votën që i kanë dhënë njerëzit? Prokurori? Apo Noci? Këto nuk shkojnë, dhe për këto më vjen keq, po ne nuk do rrimë pa folur", tha ai.

Ora 19:09
‘Ata nxorën në pension edhe moshën 40- vjeç’, Rama: Nuk do bëjmë gabimet e të kaluarës, kemi rritur bonusin në 150 euro

 

Teksa u ndal tek pensionet, kryeministri Edi Rama hodhi akuza ndaj PD kur ishte në pushtet duke thënë se dolën në pension edhe ata që ishin 40 vjeç.

Ai tha se qeveria i ka mbështetur pensionistët duke rritur bonusin, në 150 euro nga 30 mijë lekë që ka qenë.

‘Nëse bëjmë me pensionistë gabimet që u bënë në të kaluarën, kur flas për të kaluarën flas për kënetën se nxorën në pension një dynja të tërë se i vunë flakën industrisë ushtarake që sot do kishim komplet tjetër bazë dhe nxorën në pension edhe moshën 40 vjeç. Kur e nxjerr gjysmën e popullit në pension bënë padrejtësi dhe hap këtë problem që sot ne e kemi. Pensionistët e dimë që kanë më shumë nevojë për mbështetje dhe prandaj e para i kemi dhënë një bonus që më para s’mund ta imagjinonim. Bonusin nga 3 mijë lekë e bëmë 5 dhe tani në 150 euro për ata që kanë pension deri në 200 euro dhe 100 euro për ata që kanë një pension mbi 200 euro', tha ai. 

Ora 18:23
'Uji ishte me orar', Rama: Gjetëm vetëm 4 zona urbane me 24 orë ujë, sot janë 43 dhe 98 rurale

Kryeministri, njëherësh kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama zhvilloi sot një takim me asambletë socialiste të njësive Dajt, Zall-Herr, Zall-Bastar, Shëngjergj, Petrelë, Farkë, Baldushk, Krrabë, Bërzhitë, Lagjia 12 e kryeqytetit.

Gjatë fjalës së tij, kryeministri Rama u ndal tek furnizimi 24 orë me ujë i konsumatorëve shqiptarë.

“Në 100 vjet shtet në 10 vite punë 43 zona urbane dhe 98 zona rurale kanë ujë 24 orë dhe puna furnizimin me ujë ujë 24 orë vazhdon. duke shtuar se ky është realiteti i punës. Në Tiranë sot në 67% të territorit të bashkisë së Tiranës, bashkisë së re të Tiranës, nuk flasim për pjesën e  vjetër. Në pjesën tjetër ka 17 orë ujë mesatarisht, por s’ka pasur kurrë. Më herët uji ka qenë me orar në mëngjes, drekë e darkë, kështu që ka qenë gjithë Shqipëria. Nuk ka pasur ujë 24 orë në kohën e komunizmit, është përrallë, ka pasur ujë në zonat urbane, por në fshat harrohet se ka pasur 24 orë ujë.

Jo vetëm nuk ka pasur 24 orë ujë, por në shumë zona ka pasur një çezmë të përbashkët për lagjen që shkonin atje të gjithë e mbushnin ujë. Flas për vitet ’80 nuk flas për kohën e luftës. Të ndërtosh një sistem të tërë për ujin është si të ndërtosh një shtet më vete. Po flasim akoma për ujin se ne kemi vetëm një dekadë në qeveri dhe kur ne kemi ardhur në krye të këtij vendi ka pasur vetëm 4 zona urbane me 24 orë ujë. Edhe këtu në Tiranë kur kemi ardhur në qeveri ka qenë vetëm një zonë e vogël urbane me 24 orë ujë. Sot janë 43 zona urbane, pra 4 zona urbane me 24 orë ujë nga të gjitha vitet përfshirë dhe komunizmin përpara që kemi trashëguar”, nënvizoi Rama.

Ora 18:20
'Shqiptarët s’do shkojnë më nga halli për trajtim në Turqi', Rama: Do ndërtojmë spitale të reja, marrëveshje me Italinë dhe Emiratet e Bashkuara

 

Nga takimi në Tiranë me asambletë socialiste të njësive të kryeqytetit, Rama u ndal te sistemi i shëndetësisë.

Ai tha se ka një ndryshim radikal nga vite më parë, por premtoi se në 2030 sistemi do të jetë edhe me efikase, dhe se qytetarët nuk do të kenë nevojë për t’u drejtuar në shtete të tjera për të marr një trajtim.

Rama tha qeveria ka në plan për ndërtim të spitaleve të reja, me marrëveshje me Italinë dhe Emiratet e Bashkuara

“Kemi në plan për spitale të reja të nivelit të lartë dhe me Italinë dhe Emiratet e bashkuara, dhe nuk do ndodhë më që nga halli shqiptarët të shkojnë në Turqi për shërbim, në 2030 do t’i kenë të gjitha këtu. Sepse sot kemi fituar besim të madh tek të tjerët dhe kërkesa për të ardhur dhe investuar në të gjitha sistemet, është e jashtëzakonshme. Ne kemi krijuar 3 mijë mjekë specialistë, kur erdhëm kishte katër vjet që nuk specializohej asnjë njeri. A ka probleme shëndetësia jonë? Patjetër, por është në një fazë ku me ndërhyrjet e reja dhe përmbushjen e objektivave të reformës në 2030 do jetë sistem shëndetësor ku do t’ua plotësojë nevojat shqiptarëve”, u shpreh ai.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Bravo: 26/02/2025 18:58

    Tosun Baç tundi tespiet.

    Përgjigju
  • Dori: 26/02/2025 18:26

    Dukesh tamam si Ali Baba me 40 h…!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se vota e Diasporës do jetë përcaktuese më 11 maj?