8 milion euro është investimi për rikonceptimin e bulevardit "Ismail Qemali" në Vlorë. Ky segment rrugor prej 1.7 km nga rrethi i Skelës deri të Xhamia në qendër të Vlorës është konceptuar nga të dy krahët me trotuare me gjerësi 50 m.
Ndërkohë, ka nisur mbjellja e pemëve të llojit rrap dhe e 650 llojeve të pemëve dekorative me një lartësi 12 m.
Kryetari i bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, është shprehur se ky investim i nisur prej një viti do të përfundojnë në nisje të sezonit të ri turistik.
"Ky bulevard do të jetë në përdorim nga qytetarët në prag të sezonit turistik. Disa pjesë janë hapur, pjesa më e madhe e gjebërimit ka mbërritur, pra e pemëve që shikoni në të dyja krahët e bulevardit, janë mbjellë. Ka një rikonceptim të ri të të gjithë sheshit, në mënyrë që për gjithë besimtarët myslimanë që festojnë në atë territor gjatë festave të tyre, të ketë hapësirë të lirë, pa parkim makinash, sic detyrohemi në shumicën e herëve që duhet t'i boshatisim dhe t'i largojmë. Gjithë sipërfaqja rreth e rrotull xhamisë, shtëpisë së beut, do të jetë një sipërfaqe për këmbësorë që do të ketë një pyll të gjelbëruar për të krijuar hije në gjithë këtë hapësirë të madhe. Një nga kërkesat e mia, që ky bulevard të ishte në favor të qytetarëve të Vlorës. Sigurisht duke e bërë një bulevard biznesim por një arterie të gjelbëruar, një pyll të gjelbëruar në mes të qytetit. Sot efekti ka filluar të duket', - tha kryebashkiaku i Vlorës.
Për shtrimin e trotuarëve janë përdorur gurë nga trevat e rrethit të Vlorës, ndërsa investimi ka prekur edhe fasadat e pallateve përbri bulevardit.
Komente

Ore nuk të vjen pak zor? Ç farë do ti qe te dalin në shesh e te falen si në sheshin Skenderbej? Turp ore! Besimtaret te hyjne në kisha e xhamia e te falen jo neper sheshe publikë, turp!
PërgjigjuOre lere pyllin se vlonjatët nga pylli zbritën, shiko tu bësh biblioteka se mbetën maj skafeve e telave, guna përmbi tela!
PërgjigjuHahahahaha e ke mir , bibloteka tu bej vlonjatve madje tu japi urdher gjith kafeterjeve e restoranteve qe klienteve tu ofrojne libra me detyrim se po të jet per pyll na pyjet rretj e rrotull zbriten n Vlor. Hahahahahah
Doktor Leli jeni qytetar dhe siç jeni vete dhe me ndihmen e nje artisti si Rama Po e beni dhe Vloren. Perle fratelo perle.
PërgjigjuBravo Kryeministrit Rama! Investim model per Vloren!
PërgjigjuBulevardi do dali kryeveper kur te perfundoje. Vetem do zoti perfundon sa me shpejt. Vlora eshte transformuar realisht ne 4 vjet. Kur do te besh vepra per qytetin e qytetaret ky eshte modeli. Kur veprat flasin...s'duhen fjalet!
PërgjigjuO kryetar po ne që s'kemi gomar, ku do të parkojme, apo do bëni parkime me lekë, se e keni zakon ju kryetarët e bashkive
PërgjigjuBashkia e Vlores eshte nje histori suksesi kur ka njerez qe dine te drejtojne si Leli dhe Sh.Rama.
PërgjigjuO leli opo me mir mos fol se eke ber beton.... ishte me nga 2 korsi +parkim eke ber si rruge dhishe.... vl aty jan parat ......
Përgjigju