Pak pas mesnate, në orën 01:00 të kësaj të premteje, makinës së kryetarit të sindikatës së minatorëve, Elton Debreshit, iu vendos tritol. Fatmirësisht nga shpërthimi i tritolit në automjetin e parkuar në oborrin e shtëpisë së Debreshit, nuk pati të lënduar, ndërsa dëmet materiale ishin të pakta.
Debreshi ka kandiduar në zgjedhjet e 25 prillit si deputet i pavarur në Dibër edhe pse nuk arriti të marrë votat për të siguruar mandatin. Gjithnjë ka ngritur zërin për të drejtat e minatorëve, dhe vetëm së fundi mundi të marrë pagat për 15 muaj pas një vendimi të gjykatës për pushimin e padrejtë nga puna.
Sindikata që ai drejton prej vitesh, e lidh sulmin pikërisht me aktivitetin e Debreshit dhe protestat e shumta për mirëqenien e minatorëve, punë që ai e ushtronte prej 10 vitesh në Bulqizë.
Për ngjarjen janë shoqëruar disa persona, ndërsa vetë Debreshi është duke dhënë deklarimet e tij në polici.
Lëvizja Vetëvendosje ka dënuar vendosjen e eksplozivit në makinën e Elton Debreshit, minatorit që kandidoi si i pavarur për deputet në Dibër. Në një reagim zyrtar, Lëvizja Vetëvendosje në Shqipëri shkruan se përmes taktikave mafioze, dhuna ndaj minatorëve është strukturore dhe e drejtpërdrejtë. Në reagim nënvizohet se organet e drejtësisë duhet të veprojnë menjëherë duke bërë zbardhjen e plotë të këtij akti që përveç sulmit ndaj Elton Debreshit mund të ketë si synim edhe përhapjen e terrorit më gjerë.
Reagimi i plotë:
Dënojmë krimin dhe terrorin e drejtuar ndaj sindikalistit Elton Debreshi. Në orët e para të mëngjesit të sotëm një sasi eksplozivi ka shpërthyer automjetin e Elton Debreshit, minatorit që drejton Sindikatën e Minatorëve të Bashkuar në Bulqizë, dhe ish kandidat i pavarur për deputet. Automjeti ka qenë pranë shtëpisë së tij, por fatmirësisht nuk ka patur të lënduar. Shprehim solidaritetin me z. Debreshi, familjen dhe kolegët e tij, duke e dënuar këtë krim që duket se tenton të godasë më gjerë edhe sindikalizmin dhe aktivizmin në Shqipëri. Organet e drejtësisë duhet të veprojnë menjëherë duke bërë zbardhjen e plotë të këtij akti që përveç sulmit ndaj Elton Debreshit mund të ketë si synim edhe përhapjen e terrorit më gjerë.
Në vititn 2019, Elton Debreshi dhe disa prej kolegëve të tij sindikalistë janë pushuar nga puna nga kompania “AlbChrome” në pronësi të Samir Manes, për shkak të angazhimit të tyre sindikalist. Këtë javë kolegu sindikalist i Elton Debreshit, minatori Beqir Duriçi, gjithashtu i pushuar nga puna, ka fituar gjyqin në shkallën e parë për dëmshpërblim nga kompania “AlbChrome”. Minatorët në Bulqizë janë nën kërcënimin e vazhdueshëm nga pronarët e kompanive që nuk respektojnë të drejtat e punëtorëve dhe kushtet bazë të punës, mungesa e të cilave u ka marrë jetën me dhjetra minatorëve. Nga ana tjetër, kur minatorët janë organizuar për të mbrojtur të drejtat e tyre e për të kërkuar Statusin e Minatorit, ata janë kërcënuar në mënyra nga më të ndryshmet.
Përmes taktikave mafioze, dhuna ndaj minatorëve është strukturore dhe e drejtpërdrejtë. Akte të tilla kriminale jo vetëm duhen dënuar njëzëri që të ketë përgjegjësi penale, por edhe duhet të shërbejnë si thirrje për angazhim për drejtësi sociale!
Elton Debreshi
Sindikata e Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës, kryetar e së cilës është Elton Debreshi, e ka lidhur vendosjen e eksplozivit në makinë e këtij të fundit pikërisht me aktivitetin në krye të kësaj sindikate. Me një postim në Facebook, Sindikata shkruan se këto janë përpjekje për t'i ndaluar të mbrojnë të drejtat e tyre dhe të thonë të vërtetën. Sipas Sidnikatës, Debreshi, apo edhe anëtarë të tjerë, kanë pasur shpesh përndjekje e kërcënime.
"Tritoli nuk mund ta ndalë përpjekjen tonë. Sot në orët e para të mëngjesit ka shpërthyer makina e kryetarit të Sindikatës së Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës, Elton Debreshit. Që prej themelimit të sindikatës sonë, ndaj Eltonit dhe shokëve të tjerë ka pasur shpesh përndjekje e kërcënime. Sot arritën te tritoli. Mafiozët, oligarkët dhe pushtetarët që na marrin kromin duan të na marrin edhe jetën nëse themi të vërtetën dhe mbrojmë të drejtat tona. Po ne nuk heshtim. Ne nuk ndalemi", thuhet në postim.
Do kisha shume deshire qe tek ne te ekzistonin sindikatat por per fat te keq ju jeni si ato OJF,jeni pjese e qeverise qe paguheni me paga te majme per te ndenjur urte.
PërgjigjuVV eshte parti qe ka ardhur ne pushtet me tritol e bomba molotov prandaj kjo eshte veper e kesaj partie te ndyre.
PërgjigjuTa gezosh azilin vlla urime,
PërgjigjuTi je opozitari i vertet i ketij regjimi kriminal pseudo demokratik Prandaj duan ta mbyllin gojen me kercenime
PërgjigjuCa sindikate eshte ky me 7 antare dhe arlind qorrin e monikes nga mbrapa?! Mbeti pa pune, kandidoi e mori vetem 400 e ca vota ne gjithe qarkun diber (kur vetem miniera e tij ka 800 minatore) e tashi ve tritol vete se do te dale te marre azil se i papune. Policia ta hetoje!
PërgjigjuHec mo e vrit menjen se tmarme i ke letrat per jasht
Përgjigju