Bumçi akuza Bashës: E nxori listën e kandidatëve 45 ditë para zgjedhjeve! Rama do ta ndihmojë edhe në gjykatë që të mbajë vulën

14 Janar 2022, 18:14| Përditesimi: 14 Janar 2022, 19:01

  • Share

Ish deputeti demokrat Aldo Bumçi e quajti një shëmti 8 Janarin sa i përket sjelljes së Lulzim Bashës. I ftuar në emisionin 'Kontrast' në Report Tv,  Bumçi tha se shkatërrimi i procesit të natyrshëm politik nga ana e Bashës ka sjellë edhe gjendjen e opozitës së sotme. Sipas Bumçit, në ndihmë të kreut të PD është vetë Edi Rama.

“Ka pasur një garanci që nuk do të ketë kontroll në seli për njerëzit dhe mercenarët. Kemi shkatërrimin e procesit politik. Ka një pjesë të madhe njerëzish që nuk e duan Edi Ramën. Më 25 Prill kishim një mungesë përgatitje nga ana jonë dhe një mungesë koordinimi me aleatët. Lista e kandidatëve nuk del kurrë 45 ditë para zgjedhjeve. Si mundet që në bastionet e PD, kryetari i Partisë merr dikë dhe thotë më gjeni një kandidat me kët karakteristika. Basha ka treguar se çdo vendim e zvarrit për në momentin e fundit” – tha Bumçi.

Ai shtoi se Lulzim Basha është i paaftë për të qenë kryeministër. Sipas ish-deputetit PD, në të gjithë fushatën nuk gjen dot një kronikë që Basha të ketë prezantuar një kandidat.

“Ka një shumicë të qartë të lodhur me Edi Ramën, por opozita është në mënyrë artificiale në këtë betejë. Siç u la selia, ka shumë mundësi që edhe në Gjykatë Basha me mbështetjen e Ramës të mundet ta mbajë vulën për të mbajtur opozitën në krizë” – tha Bumçi.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?