'Bumi’ i sezonit/ INSTAT: Në qershor 76.4% më shumë turistë se vjet! Kryesojnë polakët dhe italianët

18 Gusht 2023, 13:12| Përditesimi: 18 Gusht 2023, 13:24

  • Share

Muaji qershor ka shënuar një rritje të ndejshëm të numrit të vizitorëve jorezidentë në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Sipas Institutit të Statistikave në qershor të këtij viti, strukturat akomoduese kanë raportuar një rritje me 76.4% të turistëve, ndërsa rritje ka njohur edhe numri i vizitorëve rezidentë në Shqipëri, me afro 12.2 për qind. Krahas shqiptarëve të Kosovës që janë vizitorë besnikë të vendit tonë, qytetarët polakë janë ata që na vizitojnë më shumë ndër vendet e bashkimit Europian, me 9.2 për qind.

Italianët, sipas INSTAT janë të dytë për nga numri i vizitorëve, pasuar nga gjermanët me 7% dhe spanjollët me 4.3 %. Më së shumti, turistët i janë drejtuar zonës së jugut të vendit, me një rritje deri në 2.5 herë në strukturat akomoduese, ndërsa në total në zonat bregdetare, ky tregues është rritur me 75%.

Gjatë muajit qershor 2023, numri i net- qëndrimeve gjithsej është rritur me 52,8 për qind, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.  Numri i net qëndrimeve të vizitorëve jo-rezident të cilët janë akomoduar në rajonin e jugut ka shënuar rritjen më të lartë me 2,7 herë ndërsa në zonat bregdetare ky tregues është rritur me 46,7%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?