Dortmundi pas fitores

Bundesliga/ Bayer Leverkusen fiton 2-3 dhe mban kreun! Dortmundi 'poker' në udhëtim, Darmstadt befason Frankfurtin

20 Janar, 17:58| Përditesimi: 20 Janar, 20:48

  • Share

Bundesliga gjermane e futbollit zhvilloi këtë të shtunë disa nga ndeshjet e javës së 18-të. Te fitorja dolën Bayer Leverkusen, Dortmundi dhe Freiburgu. Rezultat surprizë për Frankfurtin, që u barazua në fund 2-2 nga Darmstadt.

Bayer Leverkusen është drejt titullit kampion, paçka se Bundesliga është vetëm në gjysmën e saj. Djemtë e Xabi Alonsos fituan 2-3 në udhëtim duke përmbysur RB Leipzig në shtesë për javën e 18-të. Simons dhe Openda shënuan për vendasit, teksa Leverkusen me Tella, Tah dhe Hincapie (90+1') siguruan fitoren e 15 këtë sezon, duke qenë skuadra e vetme që ende nuk ka humbur në elitën e Gjermanisë. "Apirinat" kryesojnë renditjen me 48 pikë, shtatë më shumë se Bayern Munich që ka dy ndeshje më pak.

Këlni edhe njëherë nuk mundi të shkonte te pikët, duke marrë humbjen e 11 sezonale. Ishte Dortmundi që mposhti 0-4 vendasit, me verdhezinjtë që tanimë shohin të sigurt drejt zonës Champions. Malen me dopietë, Fullkrug dhe Moukoko ishin autorët e golave për Dortmundin. Rezultat surprizë edhe për Wolfsburg. "Ujqit" ngecën në transfertë në barazimin 1-1 ndaj Heidenheim. Freiburgu iu fal golit të Sallait në fundin e sfidës për të mundur 3-2 Hoffenheimin.

Bundesliga, java 18-të:

E shtunë, 15:30

Bochum 1-0 Stuttgart (Bero 50')

Darmstadt 2-2 Eintracht Frankfurt (Justvan 61', Vilhelmsson 90+5' / Nkounkou 33', Knauff 51')

Koln 0-4 Dortmund (Malen 12', 61', Fullkrug 58', Moukoko 90+2')

Freiburg 3-2 Hoffenheim (Holer 37', Grifo 55', Sallai 85' / Ueghorst 57', Beier 77')

Heidenheim 1-1 Wolfsburg (Jenz 45+2' (og) / Cerny 7')

RB Leipzig 2-3 Bayer Leverkusen (Simons 7', Openda 56' / Tella 47', Tah 63', Hincapie 90+1')

Renditja:

Ora 20:34
Shpirt kampioni, Leverkusen fiton 2-3 në sekondat e fundit dhe prin Bundesligën

Bayer Leverkusen është drejt titullit kampion, paçka se Bundesliga është vetëm në gjysmën e saj. Djemtë e Xabi Alonsos fituan 2-3 në udhëtim duke përmbysur RB Leipzig në shtesë për javën e 18-të. Simons dhe Openda shënuan për vendasit, teksa Leverkusen me Tella, Tah dhe Hincapie (90+1') siguruan fitoren e 15 këtë sezon, duke qenë skuadra e vetme që ende nuk ka humbur në elitën e Gjermanisë. "Apirinat" kryesojnë renditjen me 48 pikë, shtatë më shumë se Bayern Munich që ka dy ndeshje më pak.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?