Bayer Leverkusen është drejt titullit kampion, paçka se Bundesliga është vetëm në gjysmën e saj. Djemtë e Xabi Alonsos fituan 2-3 në udhëtim duke përmbysur RB Leipzig në shtesë për javën e 18-të. Simons dhe Openda shënuan për vendasit, teksa Leverkusen me Tella, Tah dhe Hincapie (90+1') siguruan fitoren e 15 këtë sezon, duke qenë skuadra e vetme që ende nuk ka humbur në elitën e Gjermanisë. "Apirinat" kryesojnë renditjen me 48 pikë, shtatë më shumë se Bayern Munich që ka dy ndeshje më pak.
Lajmi kryesor:
Bundesliga/ Bayer Leverkusen fiton 2-3 dhe mban kreun! Dortmundi 'poker' në udhëtim, Darmstadt befason Frankfurtin
S.Dh/ReportTv.al