Bundesliga gjermane e futbollit është në javën e dhjetë. Këtë të shtunë, duke nisur nga ora 15:30 u luajtën pesë sfida, ku spikati fitorja 2-3 e Leverkusen në udhëtim me Hoffenheim, me "Aspirinat" e Alonsos që marrin suksesin e gjashtë radhazi dhe vijojnë të jenë në krye të Bundesligës, duke marshuar drejt titullit kampion. Bayern Munich fitoi 0-4 me Dortmundin në klasiken e futbollit gjerman, me Kane që shënoi tripletë.
Sukses edhe për Mainz, që mundi 2-0 Leipzigun. Tri pikë edhe për Frankfurt, që mundi 0-3 në udhëtim skuadrën e Union Berlin në kryeqytet. Barazim 1-1 mes Koln dhe Augsburg, teksa edhe Freiburg dhe Gladbach ndanë pikët pas barazimit 3-3.
Në 'PreZero Arena', Hoffenheim vendas u mund 2-3 nga Leverkusen për javën e 10-të në Bundesligë. Miqtë sigurojnë fitoren e gjashtë radhazi dhe qëndrojnë në krye të renditjes, teksa me formën e treguar duket se janë skuadra që ka hedhur kandidaturën për titullin kampion. Me Xhakën në fushë, Leverkusen shënoi dy gola në pjesën e parë me Uirtz në të 9 minutë dhe Grimaldo në 45+1. Në fraksionin e dytë ishte Stach dhe Ueghorst që barazuan rezultatin në 2-2, teksa sërish Grimaldo në të 70 minutë shënoi golin me vlerën e tri pikëve për Leverkusen. Me 28 pikë, Leverkusen mban kreun e Bundesligës, ndërsa Hoffenheim me 18 pikë është në vendin e gjashtë.
Klasikja e futbollit gjerman foli sërish për bavarezët. Në kuadër të javës së 10-të në Bundesligë, Bayern Munich fitoi 0-4 kundër Dortmund. Në "Iduna Park", tifozët verdhezinj u zhgënjyen shpejt pasi miqtë e Tuchel kaluan në avantazh pas vetëm katër minutave lojë me mbrojtësin Upamecano. Më pas në të 9' ishte Kane që nisi serinë e golave. Në pjesën e dytë kapiteni i Anglisë gjeti edhe dy gola të tjerë për tripletën personale dhe rezultatin 4-0. Me 26 pikë, Bayern qëndron në vendin e dytë dhe në ndjekje të kryesuesve të Leverkusen (28 pikë). Dortmund me 21 pikë mban vendin e katërt.
Bundesliga, raundi 10-të:
15:30
Koln 1-1 Augsburg (Maina 16' / Tietz 25')
Freiburg 3-3 Gladbach (Holer 7', Ueisshaupt 71', Grifo 90+4' / Siebatcheu 25' , Plea 29', Ueigl 39')
Hoffenheim 2-3 Leverkusen (Stach 56', Ueghorst 58' / Uirtz 9', Grimaldo 45+1', 70')
Mainz 2-0 Leipzig (Lee Sung 76', Barreiro 82')
Union Berlin 0-3 Eintracht Frankfurt (Marmoush 2', 14', Nacho 82')
18:30 Dortmund 0-4 Bayern Munich (Upamecano 4', Kane 9', 72', 90+3')
Renditja: