Klasikja e futbollit gjerman foli sërish për bavarezët. Në kuadër të javës së 10-të në Bundesligë, Bayern Munich fitoi 0-4 kundër Dortmund. Në "Iduna Park", tifozët verdhezinj u zhgënjyen shpejt pasi miqtë e Tuchel kaluan në avantazh pas vetëm katër minutave lojë me mbrojtësin Upamecano. Më pas në të 9' ishte Kane që nisi serinë e golave. Në pjesën e dytë kapiteni i Anglisë gjeti edhe dy gola të tjerë për tripletën personale dhe rezultatin 4-0. Me 26 pikë, Bayern qëndron në vendin e dytë dhe në ndjekje të kryesuesve të Leverkusen (28 pikë). Dortmund me 21 pikë mban vendin e katërt.
Lajmi kryesor:
GOLAT/ Leverkusen fiton dhe qëndron në krye të Bundesligës, Bayern mposht 0-4 Dortmundin në klasike
S.Dh/ReportTv.al