Kryeministri Edi Rama

Politikë
Top 24

'Burg për Babalen'/ Ç'as nën mëngë ka Rama të hënën për Bashën? Kryeministri: Fli deri të hënën...

6 Tetor 2018, 18:05| Përditesimi: 6 Tetor 2018, 23:53

  • Share

TIRANË- Kryeministri i vendit Edi Rama me anë të një statusi në Twitter ka ironizuar statuset e mëparshme të kreut të PD-së, Lulzim Basha në lidhje me masën e arrestit të vendosur për 'Babalen'.

Në statusin e tij, Rama i kërkon Bashës që të qetësohet sepse s'ja ka askush fajin që e bëri "Shqupin Kinostudio". Më tej, Rama ka paralajmëruar kreun e PD-së, se pas dy ditësh do të ketë të reja për kryetarin demokrat, për ato që ai i quan 'lehaqeniet' e politikës dhe medias. 

Qetësohu Lulëzim! Mos bëj nevrikun kot xhan se s'ta ka fajin askush që e bëre Shqupin Kinostudio.Tani fli deri pasnesër kur të kem ca të reja për ty e për tërë lehaqeniet e klubeve politike e mediatike, që siç dhunuan 10 ditë rresht një vajzë dhunojnë përditë publikun shqiptar.

Edi Rama, kryeministër

Më herët, Lulzim Basha ka reaguar mbi masën e arrestit të kërkuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për Babalen. Në statusin e tij, Basha shkruan se kush priste diçka tjetër nga prokuroria Rama-Marku-Xhafa- Prela është naiv dhe se me aktin e sotëm kryeministri i vendit i ka vënë zjarrin shtetit ligjor.,

Kush priste diçka tjetër nga prokuroria Rama-Marku-Xhafa- Prela është vetëm naiv. Agron Xhafaj që i fshihej prej 5 vitesh drejtësisë me ndihmën e vëllait, u largua me urgjencë drejt Italisë, që të mos përballej me hetimin dhe akuzat që prokuroria e kapur i quan sot montim.

Sot çdo shqiptar e kupton më qartë se kurrë pse Edi Ramës i duhej prokuroria nën komandën e tij. Me aktin e sotëm Rama i ka vënë zjarrin shtetit ligjor. Tani nuk ka mbetur rrugë tjetër për të vënë banditët para përgjegjësisë përveç rrëzimit me çdo mjet të mafias në pushtet.

Lulzim Basha, kreu i PD-së

Komento

Komente

  • ERTV: 08/10/2018 00:57

    Diktatori po kercenon OPOZITEN

    Përgjigju
  • Kafsha: 07/10/2018 14:41

    Edhe ti Babale je, si gjith Tosët xhuxhë, më perjashtim që ti je babale i gjatë!

    Përgjigju
  • Erik: 07/10/2018 14:31

    Po c'as do kete, paketen antishpifje do e dergoje ne parlament besoj.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?