Eksperti kriminalist Artan Rexhepi thotë se siguria nëpër burgjet shqiptare duhet të përmirësohet akoma më shumë.
Sipas tij, aktualisht ky element ka mangësira dhe kjo çështje duhet të jetë edhe në vëmendje të ministrit të ri ri të Drejtësisë, Besfort Lamallari.
I ftuar në studion e Report Tv në emisionin “Studio Live”, eksperti Rexhepi tha se ‘burgjet shtypin të vegjlit dhe janë të dobët ndaj të mëdhenjve”.
Thënë këtë, eksperti i referohej rasteve kur për të hyrë nëpër burgje me vizita të autorizuara, policët e burgjeve aplikojnë masa strikte duke tejkaluar edhe ligjin. Në disa prej këtyre rasteve, ai solli edhe eksperienca personale.
Ndërsa, sipas ekspertit Rexhepi, kjo lloj sigurie shkelet kur vipat nëpër burgje dalin me leje nga institucioni. Këto raste, thotë ai, kanë ndodhur edhe së fundmi.
“Burgjet shtypin të vegjlit dhe janë të dobët ndaj të mëdhenjve. Në burgun e Fierit kam qenë me autorizim dhe niveli i sigurisë për të hyrë ishte mbi nivelin ligjor, sa u detyrua ndërhyri juristi.
Pastaj, vipat dalin jashtë dhe i bëjnë karshillëk njerëzve. Mund ta verifikoni. Nuk po them masive. Edhe tani ndodh. Sfida që i ngelet ministrit është forcimi i rregullave të sugurimit nëpër burgje.
Në 313 ndodhi një arratisje spektakolare. Një djalë i vogël arrin që të dali nga regjimi, iku fare, dhe në drejtori vjen një letër. Letra thoshte që na luhatet tensioni elektrik. I thashë atyre që nuk e patë të burgosurin nëpër kamera? Justifikime të kësaj natyre. Ministri e ka sfidë përmirësimin e sigurisë në burgje dhe mendoj që do ta bëjë”, deklaroi eksperti Artan Rexhepi.
Kujtojmë se ditën e sotme u parandalua një rast tentative nga burgu i Fierit. I burgosuri Bledar Selmanaj kishte çarë murin e qelisë, doli jashtë në oborrin e burgut dhe u ngjit në tarracë nëpërmjet tubave të kullimit. Me vete kishte një litar me të cilin do të zbriste duke vazhduar arratisjen. Por aty ai u pikas nga stafi i sigurisë dhe u ndalua.
Komente
