Burgosja e lehonës në Shkodër, Report Tv në shtëpinë e Dianës, foshnja 20-ditëshe pret nënën në shtëpi! Familja në varfëri ekstreme! Babai: Të vijë ta ushqejë (VIDEO)

16 Mars 2023, 12:03| Përditesimi: 16 Mars 2023, 16:32

  • Share

Nuk i ka mbushur ende tre javë. I vogli u shkëput padrejtësisht nga gjiri i nënës dhe tashmë gjyshja e ushqen me qumësht pluhur në biberon. S’i mban lotët kur tregon momentin e largimit të nuses Dianës, e cila i djalin në djep dhe ra në pra për një dënim të 9 muajve për parë, për të cilin askush në familjen Bahçja nuk kishte dijeni.

‘Qe në shtëpi kur na thanë ikëm thanë po djalin po ju lë djalin sa mu taku dhe po vijmë, mirë u them si po na leni djalin mos më lyp me pi se ishte me gji.’- u shpreh gjyshja e foshnjës, Zyfe Bahçja.

Diana Bahçja Hoshi, po mbahet në qelinë e burgut të grave në Tiranë edhe pse është lehonë, ndërsa vjehrra tregon se u prangos në pabesi, pasi polici i zonës i kishte kërkuar të paraqitet në komisariat vetëm për një firmë.

'Më thanë s’po vonojmë, shkuan për tu kthyer shpejt, na tha operativi i zonës veç një firme keni me hedh, kur vjen djali i them ku e le Dianën, më tha Dianën e kanë marrë, po djalit që po i jap me pi (qan). E kam pas të vështirë shumë se djali qante, por tashi erdha duke u mësu (qan).’- thotë gjyshja e foshnjës.

Prej datës 7 Mars, gjyshërit e moshuar dhe babai Naimi, kujdesen për foshnjen mes shumë vështirësive.

“Shumë ditë të vështira këto ditë, plus dhimbjeve të veta që ka ajo, por edhe këtu vuajtja është e madhe”, tha ai.

Kushtet e familjes Bahçja në fshatin Drisht të Postribës së Shkodrës janë të mjerueshme. Banesa e rrënuar e më lagështi, pa të ardhura. Ata presin me padurim vendimin e Gjykatës së Tiranës për lirimin e Dianës.

Gazetari: Keni një thirrje për gjykatën si gjyshe e kësaj foshnje që nuk e ka nënën në shtëpi?

Gjyshja: Dua të më kthejnë nusen tek djali se s’jam e zonja me u kujdes se jam e sëmurë, kam dhimbje të këmbëve.

Babai i foshnjës Nazmi Bahçja: Unë e pres një përgjigje o sot o nesër, të dalë gruaja e me ardh tek fëmija. Ta lirojnë e të vijë tek shtëpia, unë jam pa punë, është e vështirë për mua tua dal dy krahëve. Duhet me dal me ble ushqime, me u kujdes, është shumë e vështirë për mua.

Diana Bahçja Hoshi sot 25 vjeç ishte martuar shumë e re. Nga bashkëshorti i parë u nda pasi vendosi t’i japë fund dhunës, por u padit prej tij për braktisjen e vajzës. Pa dijeninë e saj, në vitin 2020 Gjykata e Tiranës ku Diana kishte jetuar në martesën e parë, e dënoi me 250 mijë lekë gjobë për braktisjen e fëmijës, por me kërkesë të prokurorisë, në qershor të vitit 2022 Gjykata e konvertoi gjobën e pashlyer në 50 ditë burgim. Policia e Shkodrës u kujtua ta ekzekutojë vendimin më 7 mars të këtij viti, pa marrë parasysh faktin se Diana kishte në gji foshnjën 8 ditëshe.

Naim Bahçja nga fshati Drisht i Postribës në Shkodër prej 10 ditësh po kujdeset i vetëm për foshjen e porsalindur. Ai denoncon në media se e shoqja, Diana Kolaveri - Hoshi ka rënë në burg, vetëm 8 ditë pasi solli në jetë djalin, pa pasur dijeni se është dënuar me burg nga Gjykata e Tiranës. Diana Bahçja është dënuar për braktisjen e fëmijës nga martesa e parë, por Naim Bahçja pretendon se është detyruar të largohet pasi ish-bashkëshorti e dhunonte dhe nuk e lejonte të takonte vajzën.

Dy avokatët, Anton Kosteri dhe Edit Gyrcari kanë kërkuar që Diana Kolaveri Hoshi, nëna lehonë, të lirohet nga qelia dhe të kryejë dënimin pasi fëmija i saj të mbushë 1-vjeç.  Ata thonë se mbajtja e një gruaje lehonë, e cila ka vetëm 10 ditë që ka sjellë në jetë fëmijën, është e dëmshme si për beben, por edhe vetë shëndetin e saj.

Diana Kolaveri Hoshi, me origjinë nga Mati është dënur nga Gjykata e Tiranës në qershor të vitit 2022, ndërsa vendimi është ekzekutuar nga Policia më 7 Mars të këtij viti. Në procesverbalin e oficerit gjyqësor që e ka firmosur dhe e dënuara thuhet se “gjyqtarja Ardiana Bera me kërkesë të prokurorit Endrit Bimi ka vendosur zëvendësimin e dënimit nga gjobë 250 mijë lek në 1 muaj e 20 ditë burgim për akuzën “Braktisja e fëmijës”, parashikuar nga neni 124 i Kodit Penal.

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Medet: 16/03/2023 13:47

    Normal, kur skane bythe te kapin ata qe duhet te kapin me keto do merren. Ka shtet ketu jo llafe!

    Përgjigju
  • Alti: 16/03/2023 13:01

    Krime kundër njerëzimit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?