Kronikë

'Repolitix'/ Burgu i ‘hapur’ për Llallën, Report Tv mëson se ish-kryeprokurori u largua me 7 shtator nga Rinasi drejt Romës

22 Shtator 2021, 21:13| Përditesimi: 22 Shtator 2021, 22:57

  • Share

Burime zyrtare për Report Tv bëjnë me dije se ish-kryeprokurori Adriatik Lalla është larguar nga Rinasi drejt Romës në datën 7 shtator, 15 ditë përpara se Gjykata e Apelit të Posaçëm ta dënojë me 2 vite burg me vendim të formës së prerë dhe me 5 vite përjashtim nga postet publike. Lajmin e ka bërë me dije në emisionin 'Repolitix' të Denis Mingës, gazetari i Report Tv Arsen Rusta duke iu referuar burimeve nga pika e kalimit kufitar. Ish-kryeprokurori nuk ka qenë i shoqëruar nga familjarë të tij, të cilët janë në Shqipëri.

“Nga pikat e kalimit kufitar me datë 7 shtator Llalla ka dalë nga Rinasi për në drejtim të Romës. 2 javë përpara se të merrej vendimi ka udhëtuar drejt Romës. Sot në media ka qarkulluar një fragment në një staciont treni në Romë. Destinacioni final nuk dihet se kush ka qenë. Ka qenë i pashoqëruar, familja e tij është këtu. Llalla ka një epikrizë, një sëmundje e njohur dhe nga gjykata. Sëmundja ka qenë bashkëshoqëruese e tij. A do të qëndrojë një ditë 2 ditë, një javë 10 vjet atje këtë se dimë. Ajo që dimë është se ka një vendim të formës së prerë”, tha Rusta.

Mbrëmjen e sotme policia ka shkuar në shtëpinë e ish-kryeprokurorit për të kryer procedurën e ekzekutimit të vendimit për arrestimine tij, ndonëse Llalla ndodhet jashtë vendit. Uniformat blu kanë hapur derën e banesës në  rrugën “Gramoz Pashko” në Tiranë e cila fillimisht ishte e mbyllur dhe kanë hyrë brenda për kontroll. Duke qenë se Llalla nuk ndodhej në shtëpi, vendimi i është dorëzuar familjarëve, duke i dhënë ish-kryeprokurorit 10 ditë kohë për t'u paraqitur. Ish-kryeprokurori Llalla akuzohej për mosdeklarim dhe fshehje të pasurisë teksa bëhet i pari zyrtar i lartë i dënuar me burg që nga miratimi i Reformës në Drejtësi.

Ora 22:29
Juristi Përmeti: Rradhën për të shkuar në SPAK e kanë ministrat, do jenë zyrtarë të vjetër

Juristi Andi Përmeti në emisionin “Repolitix” ka deklaruar se do të ketë ndëshkime të tjera në rradhët e zyrtarëve të lartë. Sipas tij do të ndëshkohen ministrat, madje dhe zyrtarë të vjetër.

“Unë besoj që rradhën e kanë niveli më i lartë që janë ministrat. Të PS PD dhe LSI. Besoj se do ketë zyrtarë të lartë që do shkojnë në SPAK. Do jenë dhe zyrtarë të vjetër, për të dhënë atë mesazhin që mund të bësh çtë duash por do ndëshkohesh. Njerëzit duhet të fillojnë të ketë frikë dhe të thonë se nuk mund të vazhdohet gjithmonë kështu, duhet të marrë fund pandëshkueshmëria”, tha Përmeti.

Komento

Komente

  • lllala 2: 23/09/2021 05:01

    ho me se vete e kane lene te iki. shume kollaj gjykata mund ti jepte edhe ndalim dalje jashte shtetit dhe tia bllokonte pashaporten derisa te dilte apeli. filmat e ketyre.

    Përgjigju
  • Kaso: 22/09/2021 22:38

    Estrada vazhdon. Me kujton ate skenen me komunistin Alex Xinxa! Llalla eshte Xinxa yne! Jane turrur te gjithe ndaj nje personi me keq se qente e rrugeve. Po si thone, i vajten ne banese dhe nuk e gjelten. Po a kane TIMS keta, nuk e dine gjendjen e personit ne raport me udhetimet jashte? Po pse policia e Tiranes vjen verdalle? SPAK ka policine e tij gjyqesore, BKAistet! Berisha u degjua ne nje kasete ne Tropoje te thoshte "keto i dua zvarre" per Haklajt. Thame se me te lig nuk kishte. Por jo, ja qe te tere kur jane ne pushtet jane njesoj Berishe, edhe Rama por sidomos Kimi i Amerikes! E duan zvarre Xinxen tone, ti vene kuroren e peshkut te madh! Mire qe Llalla na mbiu ne administrate si etaloni i korrupsionit politik, po tani qe doli jashte, do te na mbike si etaloni i hakmarrjes se korrupsionit politik. Dreq o pune!

    Përgjigju
  • Djjjd: 22/09/2021 21:42

    RADHË f. 1. Varg njerëzish, kafshësh ose sendesh që janë vënë njëri pas tjetrit ose njëri krahas tjetrit në një vijë; varg dukurish ose ngjarjesh, që vijnë njëra pas tjetrës. Radhë njerëzish. Radhë shtëpish (dritaresh, librash). Radhë kutish (arkash, karrigesh). Dy radhë pemësh. Një radhë numrash. Radhë makinash. Në mes të dy radhëve. I vë në radhë radhit. 2. Varg ushtarësh, nxënësish etj., të vënë njëri pas tjetrit ose njëri përbri tjetrit, sipas një rregulli të caktuar, rreshtim, rresht. Radha e parë (e majtë, e djathtë). Radhë treshe (katërshe). Radhët e togës (e çetës). Në krye të radhës. Largësia midis radhëve. Vihem në radhë. Hyj në radhë. Dal nga radha. Mbaj (prish) radhën. Shtrëngojmë radhët. Qëndroj gatitu në radhë. Eja në radhë! usht. komandë për të ardhur në një vijë të drejtë në rresht njëri përbri tjetrit. Plotësojnë radhët e fundit. 3. Një brez ose një shtresë sendesh të vena në një vijë njëri pranë tjetrit, një sërë tullash në një mur, një varg fijesh në një diçka të thurur etj. Një radhë tullash (gurësh, dërrasash). Një radhë drush (arkash). Një radhë çorapesh (trikosh). Heq (vë) një radhë. Nis (mbaroj) një radhë. Prish një radhë. 4. Varg karrigesh par t'u ulur në kinema, në teatër, në një sallë ose në një mjet udhëtimi; varg bankash në një klasë. Radha e parë (e dytë...).. Radhët e fundit. Karriget (bankat) e radhëve të para. Ulem (rri, zë vend) në një radhë. 5. Varg fjalësh, shkronjash ose shenjash të tjera, të shkruara në një vijë me dorë ose të shtypura në një faqe; varg shkronjash të renditura në shtypshkronjë për t'i shtypur; rresht. Radhë të ngushta (të dendura). Radhët e librit (e fletores). Faqe me tridhjetë e dy radhë. Në krye të radhës. Heq (prish, fshij, ndreq, shtoj) një radhë. Kapërcej dy radhë. Mungon një radhë. E lexoj radhë për radhë. I shkrova nja dy radhë. Asnjë radhë tjetër. 6. kryes. nj. Rresht njerëzish që presin për të marrë a për të dhënë diçka ose për një punë tjetër. Radhë e madhe (e gjatë). Radhë për bileta. Radhë në dyqan. Hyj (futem) në radhë. Qëndroj (pres, rri) në radhë. Zë radhën. Mbaj (lëshoj) radhën. Jam në radhë. Ka radhë. 7. vet. fig. Tërësi njerëzish, që janë të lidhur ngushtë nga interesa e marrëdhënie të përbashkëta ose që bëjnë pjesë në një organizatë, në një parti etj. mjedis shoqëror. Radhët e partiake. Radhët e organizatës. Radhët e ushtrisë. Nga radhët e klasës punëtore (e rinisë, e ushtrisë). Brenda (jashtë) radhëve. Hyj (futem) në radhët e... Dal (përjashtohem, largohem) nga radhët e... Zgjerojnë (plotësojnë, mbushin, rritin) radhët. Forcojnë (shtrëngojnë, shtojnë, pakësojnë) radhët. Mbetem në radhët e ... 8. fig. bised. Shtresë ose grup njerëzish, që kanë tipare të përbashkëta ose gjendje shoqërore të njëjtë, sërë. Nga radha jonë. Njeri (djalë, burrë) i radhës së tij. Nuk është i radhës sonë. Janë të një radhe. Sipas radhës që ka. Hyri në radhën e pleqve (e nuseve). 9. Një numër i pacaktuar njerëzish, sendesh ose dukurish, një sasi jo e madhe, një varg, sërë. Një radhë vendesh (rastesh, ngjarjesh, faktesh). I bëri një radhë pyetjesh. Bëri një radhë veprimesh. 10. Rendi ose rregulli sipas të cilit bëhet diçka, vijueshmëria në një mënyrë të caktuar për të kryer një veprim; vendi në këtë rend ose vijueshmëri, që i përket dikujt për të vepruar. Me (pa) radhë. Jashtë radhe. Sipas një radhe. Radha e punës (e veprimeve). Radha e përgjigjes (e provimit, e hyrjes). Radhë e pa radhë. Shërbim jashtë radhe. Mbaj (ruaj) radhën. Me vjen (me kalon) radha. Posta e radhës. Fisheku i radhës. Më bie radha. Pres radhën. I lëshoj (i zë) radhën. Hyjnë (dalin, vijnë) me radhë. E tregoi me radhë. I mori (i zuri) me radhë. Flisni me radhë. I pyeti me radhë. Kur t'i vijë radha. E bëjmë me radhë. Kush e ka radhën? Kam radhën e pastrimit (e rojës). 11. Vijueshmëri pa ndërprerje (për periudhat e kohës). Disa herë me radhë. Tre muaj me radhë. Dy net me radhë. Për vite me radhë. Shekuj me radhë. 12. Kohë e shkurtër midis dy periudhave, herë. Këtë (atë) radhë. Radhën tjetër. Radhën e parë. Nuk e takova këtë radhë. 13. përd. ndajf. bised. Radhazi. Filloi radhë. Ha radhë. I mori radhë. * Në radhë të parë shih te PARË (i,e). Në radhët e para (në rreshtat e parë) shih te PARË (i,e). Radhë e pa radhë pa një rregull të caktuar, si t'i teket a t'i vijë mbarë. E kështu me radhë e të tjera. I bëj (i lë) radhë dikujt e lë të flasë ose të bëjë diçka, nuk e pengoj. Sa për të shkuar (për të kaluar) radhën dosido, pa i kushtuar vëmendje; sa për të thënë. Si e do radha ashtu si duhet, si kërkohet dhe është më mirë. Shtrëngojmë (ngjeshim) radhët shih te SHTRËNGOJ. Vë në një radhë me dikë a me diçka e quaj të një shkalle a të një vlere me një tjetër. Vihem në një radhë me dikë eci në një hap me të tjerët, kapërcej prapambetjen. Filloj radhë të re ndryshoj krejt qëndrimin ose mënyrën e veprimeve, heq dorë nga mënyra e kaluar e punës dhe e sjelljes dhe nis një rrugë të re. Lexoj në mes të radhëve (të rrashtave) libr. gjej kuptimin e brendshëm të diçkaje që është shkruar, kuptoj mendimet e fshehta që përmban diçka e shkruar.

    Përgjigju
  • Janullatosi me mask shqiptare: 22/09/2021 19:18

    E LEJOI EDI RAMA BASHKE ME URDHER TE XHORXH SORROS! SHTET MAFJOZ! DUHET REVOLT!

    Përgjigju
    • Janullatosi me mask shqiptare: 23/09/2021 00:19

      Pse me thua 'peder'?! Thjesht se une shtirem si grek? Pse paragjykon ne kete menyre vulgare?! Thjesht se greket kane disa vepra letrare nga lashtesia me shenja homoseksuale? Po sikur une te jem shqiptar i asimiluar si supaxhinjt shqipfoles qe deklarohen grek (ose jane deklaruar te atille para 100 vjetsh) dhe tani punojn me turne duke bere propagand keqinformuese dhe helmuese (deri ne ate pike sa shkaktojn edhe viktima me nxitjen per mosvaksinim) 24 ore ne dite ne facebook, ne forume dhe ne portale lajmesh? Nese une jam shqiptar i asimiluar, domethene nje tru-shplar me urrejtje patologjike ndaj shqiptareve, ja ke futur kote kur me quan 'peder' sepse ADN-ne e kam shqipare dhe shqiptaret nuk njihen per ate lloj sporti. Sa per protesten, une do shkoj vetem nese vjen edhe motra jote.

    • lala: 22/09/2021 21:46

      Eh mor lal, srrike dot pa komentu

    • Janullatosi peder: 22/09/2021 21:27

      Pse nuk del ti me motren tate i pari per revolte qe te dalin dhe pedera te tjere si puna jote.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?