Pak orë pas vendimit të formës së prerë të Apelit të Gjykatës së Posaçme për dënimin me 2 vite burg dhe 5 vite përjashtim nga funksionet publike, policia ka shkuar në shtëpinë e ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla. Report Tv mësoi më herët se vetë Llalla nuk ndodhet në Shqipëri, megjithatë autoritetet kanë bërë verifikim në banesën e tij dhe kontrollet e nevojshme. Ata kanë ndenjur vetëm 15 minuta dhe kur kanë konstatuar që Adriatik Llalla nuk ndodhet në banesë, i kanë dhënë njoftimin e vendimit familjarëve të tij. Llalla sipas ligjit duhet të paraqitet vullnetarisht brenda 7 ditëve.
Llalla ndodhet prej 2 javësh jashtë vendit, ndërsa polica do bëjë verifikimet e duhura për të gjetur vendndodhjen e tij, ku nëse nuk paraqitet brenda 7 ditësh atëherë do të shpallet në kërkim. Duke qenë se Llalla ndodhet jashtë vendit mund të ketë edhe një urdhër kërkimi ndërkombëtar për të.
Shfaqja e policisë në dyert e shtëpisë së Llallës vjen pak orë pasi SPAK kërkoi nga efektivët ekzekutimin e vendimit të gjykatës për ta futur në burg. Ish-kryeprokurori Llalla u dënua për mosdeklarim dhe fshehje të pasurisë teksa bëhet zyrtar i parë i lartë i dënuar me burg që nga miratimi i Reformës në Drejtësi.
Ditën e sotme Apeli i Gjykatës së Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit vendosi të lërë në fuqi vendimin për dënimin me 2 vite burg për ish-Prokurorin e Përgjithshëm, Adriatik Llalla, i cili bëhet kështu zyrtari më i lartë shqiptar që do të shkojë përfundimisht në qeli. Ish-Kryeprokurori është dënuar gjithashtu me 5 vite përjashtim nga postet publike si dhe ia janë konfiskuar disa pasuri.
Llalla u zgjodh Prokuror i Përgjithshëm në vitin 2012 dhe e mbajti këtë post deri në nëntor 2017, kur i mbaroi mandati 5-vjeçar. Hetimi ndaj Llallës u regjistrua fillimisht nga Prokuroria e Durrësit më 15 mars 2018 nën akuzat e fshehjes së pasurisë, shpërdorimit të detyrës dhe pastrimit të parave. Ai u hetua edhe për veprën penale të “mosdeklarimit të shumave monetare në kufi”. Më pas, dosja u dërgua në ish-Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe në korrik 2018, gjykata respektive vendosi sekuestron e pronave të ish-Prokurorit të Përgjithshëm. Akuzat u rrudhën në 2021, ku SPAK njoftoi më 9 mars përfundimin e hetimeve vetëm për veprën penale “refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive", për të cilën do të vuaj dy vite burg.
Vetë avokati i Llallës, Sokol Hazizaj tha sot se do të bëjë rekurs për vendimin në Gjykatën e Lartë. Ndërsa pasuritë e paluajtshme të sekuestruara të Llallës do të kalojnë në favor të shtetit shqiptar, që janë:
-Pasuria e paluajtshme apartament, me sipërfaqe 67.2 m2, e ndodhur në Durrës.
-Pasuritë e paluajtshme të llojit tokë arë, 4 (katër) pasuri, me sipërfaqe gjithsej 22.300 m2 të ndodhura në Tiranë.
Një foto e ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla po qarkullon ku ai shihet në një stacion treni në Romë. Fotot është ditëve të fundit, pak ditë para se të merrej vendimi përfundimtar ndaj tij për t'u dënuar me 2 vite burg.
Report Tv mësoi se Llalla është larguar nga Shqipëria më 7 shtator nga Rinasi drejt Romës. Ndërkohë që mbrëmjen e sotme policia i ka shkuar në shtëpi.
Adriatik Llalla
Pak orë pas vendimit të formës së prerë të Apelit të Gjykatës së Posaçme, për dënimin me 2 vite burg të ish-prokurorit Adriatik Llalla, policia zbarkoi mbrëmjen e sotme në shtëpinë e tij. Ata kanë ndenjur vetëm 15 minuta dhe kanë konstatuar që Adriatik Llalla nuk ndodhet në banesë. Ndërkohë burime bëjnë me dije se gruaja e tij ka deklaruar se nuk është në dijeni se ku ndodhet bashkëshorti i saj.
Ore po vij un ta bej denimin e dhalles po tme japi vetem ate shin qe pam mbrem ne tv
Përgjigju