Pak orë pas vendimit të formës së prerë të Apelit të Gjykatës së Posaçme, për dënimin me 2 vite burg të ish-prokurorit Adriatik Llalla, policia zbarkoi mbrëmjen e sotme në shtëpinë e tij. Ata kanë ndenjur vetëm 15 minuta dhe kanë konstatuar që Adriatik Llalla nuk ndodhet në banesë. Ndërkohë burime bëjnë me dije se gruaja e tij ka deklaruar se nuk është në dijeni se ku ndodhet bashkëshorti i saj.
Lajmi kryesor:
VIDEO/ U dënua me 2 vite burg, policia shkon në banesën e Adriatik Llallës! Ish kryeprokurori jashtë vendit, efektivët kontrolle në shtëpinë e tij
M.Q./ReportTv.al