Politikë

‘Burrat çoç pijnë nga një çik raki...!’ Rama grave kolonjare: Më 11 maj mbajini nga krahu! Çyrykëve s’kemi ç’u bëjmë, presim të rehabilitohen e të kuptojnë se e ardhmja është BE (VIDEO)

19 Prill, 16:46| Përditesimi: 19 Prill, 17:14

  • Share

 

Edhe pse është sulmuar ditët e fundit për ironitë e tij nga turi elektoral në Dibër, ku tha se “gjysma e burrave janë çyrykë”, kryesocialisti Edi Rama iu rikthye përsëri shprehjes së tij që ka tërbuar kundërshtarët politikë, teksa i drejtohej grave dhe vajzave të Kolonjës, për të bindur burrat me mend, sepse për çyrykët shpjegoi do u duhej të prisnin që të rikuperoheshin.

Ai vijoi humorin e tij edhe me faktin se “burrat sikur pinë nga një çikë, por vetëm ndonjëherë” dhe adresoi këshillën ndaj grave që nëse do ishin në atë gjendje ditën e zgjedhjeve, do u duhej t’i mbanin nga krahu për t’i çuar te kutia e votimit.

Rama nënvizoi furinë e madhe të gruas, duke e shpjeguar edhe me shifrën 56% që mbështesin PS-në dhe i cilësoi si “forcë e madhe” për 11 majin.

“Ju lutem grave dhe vajzave të Kolonjës, se burrat çoç sikur pinë nga një çik raki edhe kanë nevojë për ndonjë për t’i kapur nga krahu dhe për t’i çuar te kutitë e votimit... Po nganjëherë, nganjëherë... Ju lutem grave dhe vajzave të Kolonjës që të bëjnë çmosin që mbështetjen tuaj ta kemi si asnjëherë tjetër, sepse nëse kemi ardhur deri këtu, arsyeja madhore është se kemi mobilizuar si kurrë më parë fuqinë e grave dhe vajzave, u kemi dhënë mundësinë të përfaqësohen e të marrin përgjegjësi. Kemi çliruar nga paragjykimet shumë vajzave dhe ka shumë për të bërë në këtë drejtim, por mbështetemi te to si një forcë e madhe. Kemi 56% e vajzave e grave që na mbështesin në të gjithë Shqipërinë, është krenari e madhe që kemi këto shifra. Krenari e madhe kjo! Sepse gjykimi dhe vlerësimi i gruas është ai që ka peshën më të madhe, ju e dini shumë mirë, e dinë edhe burrat, pavarësisht se nganjëherë s’duan ta pranojnë dhe bëjnë gabim që s’duan ta pranojnë! Më mirë pranoje dhe je në rregull”, u shpreh kryesocialisti në takimin e Kolonjës, në rrugën e re të Vjosës.

Kreu i mazhorancës e vijoi batutën e tij për burrat, duke i qëndruar mendimit se gjysma e tyre i mjafton PS.

“Kemi dhe shumicën e të rejave e të rinjve të votuesit të parë, gjysma e burrave e burrave na mjafton, gjysma shikon e kupton, gjysma tjetër është çyrykë. Me këto shifra na mjafton gjysma e burrave. Të tjerëve nuk kemi ça i bëjmë, do presim të rehabilitohen, të rekuperohen dhe të kuptojnë se e ardhmja është BE dhe Shqipërinë në BE e çojmë vetëm ne”, tha kryeministri.


Lajmi kryesor:

Rama nga Kolonja: Unë jam për t’iu çuar në BE, për t’iu mbajtur jashtë keni ‘bufin e kënetës’! Ne punojmë e bëjmë rrugë, ata sulmojnë


A.Q/E.H/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?