Politikë

Në hetim nga SPAK për çështjen Veliaj/ Bushka: Nuk më thirrën asnjëherë! Kushërirën e këshillova, i bënë presion dhe trysni

12 Shkurt, 09:35| Përditesimi: 12 Shkurt, 11:33

  • Share

Kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka, mohoi implikimin e saj në veprime antiligjore siç pretendon SPAK në dosjen penale ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj dhe të tjerëve.

Deklaratat ajo i bëri para mbledhjes së grupit socialist, ku i pranishëm ishte edhe kryeministri Edi Rama.

Bushka pranoi se ka njohje me Veliajn dhe Xoxen dhe miqësi të vjetër me ta, por kurrë nuk ka interferuar në paligjshmëri, madje akuzat dhe lajmin eka mësuar vetëm nga mediat.

Ajo rrëfeu se vajza për të cilën flitet në dosje është kushërira e saj, lidhje gjaku, që është presionuar nga ana e SPAK dhe trysnuar nga institucioni i akuzës.

Deklarata e Bushkës:
"Kam kërkuar këtë fjalë nisur nga dy premisa. E para lajmi i arrestimit të kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, që e dëgjova nga mediat dhe deklarata e SPAK.
Kam punuar me dinjitet përkushtim për të vërtetën. Ngjarjet e fundit kanë treguar se institucion e drejtësisë të rejat të krijuara nga Kuvendi dhe Komisioni Ligjeve kanë treguar pavarësinë e këtij institucioni.

Shqetësim për funksionimin e të drejtës. Në cilësinë e kryetares së Ligjeve kam shqetësime t'i ndaj me ju. Jo vetëm e njoh Ajola Xoxën, por edhe kam punuar metë dhe e kam pranuar. Erjon Veliaj është miku im dhe kam punuar së bashku me të. Kam vuajtur bashkë me ta kalvarin e tyre dhe atë që kanë vuajtur. Kam qenë pranë Ajolës për ta mbështetur.

Erionit i kam transmetuar besimin te e drejta dhe e vërteta. Jam krenare që kam punuar me Erion Veliajn. Artist dhe punonjës jam vënë në dijeni se janë presionuar dhe trysnuar për t’u marrë dëshmi. Disa prej tyre kanë treguar edhe mënyrën sesi janë marrë dhe se si është vepruar. Jam shqetësuar edhe si deputete për mënyrën se si janë marrë këto dëshmi dhe sesi është vepruar.

Janë detyruar shumë persona të deklarojnë edhe kundër vetes, të dëshmojnë nën presion. Tani që dosja është publike, tani nuk është më aludim. Janë dyshime për tëe krijuar prova për ta hequr nga detyra. Problematikat e kësaj çështje nuk janë të izoluara, janë vënë në dukje edhe më parë. Edhe te Ligjet edhe në Komisione dhe me faktorin ndërkombëtar, janë shprehur shqetësime, ku ka pasur edhe rekomandime konstruktive për standartet. Përmendja e ime dhe e bashkëshortit tim, është e vërtetë. Bashkëshorti im ofron shërbim informacioni prej vitit 2006, mirëmbajtje të shërbimit të hjostit e internetit me shërbim 16 mijë lekë. Shërbime që vlejnë në total 112 mijë lekë.

Kaq vlen dinjiteti im, 112 mijë lekë? Po familja ime, po prindërit e mi. Si t’ia shpjegoj fëmijëve të mi, familjes time?

Përsa i përket pretendimit për pengim të së vërtetës. Po e kam takuar vajzën në fjalë, është kiushërirë e imja, është lidhje gjaku. Ina Goxhaj e kam kushërirë, e kam qetësuar të thotë të vërtetën dhe të marrë avokat, i kam shpjeguar një të afërmi të drejtat e saj. Se kam penguar të fshehë ndonjë të vërtetë. S’e di se çfarë trysnie ka ndjerë që në deklaratat tona private ajo i ka përcjellë me kontekst tjetër.

E kam këshilluar të thotë të vertetën, e kam këshilluar dhe qetësuar. I kam thënë të marrë edhe avokat, të mbrohet. Unë jam e para e interesuar të zbardhet e vertëta. E kam kritikuar që adresa e organizatës të kishte ndryshuar prej vitit 2017 dhe ia kisha kërkuar disa herë. Nuk e di se çfarë ka ndodhur në SPAK dhe atë që është thënë nga ajo. Nuk jam thirrur, nuk jam dëgjuar ndonjëherë. Nuk më është dhënë mundësia të shprehem as me të tretët.

Nuk kam pasur asnjë aktivitet me organizatat e shoqërisë civile, përveçse si bashkëpunëtore dhe lidhje miqësie. Kallëzim anonim, duke hetuar jo për veprën penale, po për jetën e një personi publik. Kjo na jep arsyen për të besuar në dyshime të arsyeshme, se nuk bëhet për të zbardhur të vërtetën...".


Lajmi kryesor:

Arrestimi i Veliajt/ Rama: Mungon një palë garante për pavarësinë e gjyqësorit, po abuzohet! 11 maji mandati i standardeve demokratike të drejtësisë


A.Q/SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A është veprim i duhur nga SPAK arrestimi i Veliajt 3 muaj para zgjedhjeve?