Sociale

Butrinti thyen rekord me 202 mijë vizitorë për 8 muaj, turistët e huaj: Park fantastik, me 2 mijë vite histori

9 Shtator, 15:21| Përditesimi: 9 Shtator, 16:46

  • Share

Parku Kombëtar i Butrintit, një nga pasuritë më të çmuara të trashëgimisë botërore të mbrojtur nga UNESCO, po përjeton një tjetër vit rekord. Vetëm gjatë periudhës Janar–Gusht 2025, Butrinti ka pritur 202 mijë e 161 vizitorë. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, rritja shkon ne 52 për qind, ose 68 mijë e 788 vizitorë më shumë. Edhe të ardhurat nga biletat jane dyfishuar.

Piku u shenua ne gusht kur Parku priti mbi 51 mijë vizitorë, duke konfirmuar interesin e lartë të turistëve vendas dhe të huaj.

Edhe ne shtator gjejme turistë nga mbare bota, të cilet ndajnë me ne përvojen e tyre.

“Jam nga Anglia. Sot ka qenë një ditë e mrekullueshme… Rrënojat janë fantastike… janë kaq mirë të ruajtura. Padyshim, do t’ua rekomandoja njerëzve të vijne ketu”, tha nje turiste.

“Është fantastike. Po e shijoj shumë kohën këtu. Është një përvojë shumë e bukur”, shprehet nje tjeter.

“Unë jam Stefan. Kjo është vajza ime dhe kjo është Kristina. Ne jemi nga Danimarka. Jetojmë në Gjermani dhe është udhëtimi ynë i parë në Shqipëri. Deri tani na pëlqen shumë këtu”, tha turisti.

Butrintin e ben unik historia e tij mijëravjeçare, e shtrirë në çdo rrënojë.

“Është shumë interesante të shohësh kaq shumë histori, sepse në Shtetet e Bashkuara historia jonë nuk shkon aq prapa në kohë. Është mbresëlënëse të shohësh gjëra kaq të vjetra dhe te ruajtura mire”, thekson nje tjeter turiste.

 E njëjta ndjesi përcillet edhe nga turistë të tjerë, që e shohin Butrintin si një udhëtim në mbi 2 mijë vite qytetërim.

“Mbi 2,000 vite histori… eshte vërtet bukur të mësoj për historinë, të shoh rrenojat dhe gjithe peisazhin. një kohë e shkëlqyer”, u shpreh turisti.

Butrinti mbetet kështu një thesar i Shqipërisë, ku historia dhe natyra takohen për t’i ofruar çdo vizitori një përvojë të paharrueshme.

R.D/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Masakra me 2 viktima në Shkodër, sa të sigurt ndiheni?